Lajmet

Frakton me një befasi për Halloween…

Publikuar , 28 Tetor 2011
0
Frakton me një befasi për Halloween…

Para një audience të gjerë që kësaj radhe solli në një vend BarCampPrishtina, Alekt Rexhepi dhe Kaltrina Aliu nga Frakton, shpalosën titullin më të ri të kompanisë kreative nga Kosova – Frakton, përkatësisht titullin “Xhelati”. Loja ka një bazë në lojën e njohur “Hangman” dhe sipas asaj që u tha në BarCamp, sjellë me vete mundësinë për tu shoqëruar me miq dhe për të luajtur lojën në një nivel më shoqëror, duke u shfaqur rezultate të tilla si X personi e mbyti X mikun e tij. 

Xhelati” (emër i njohur në zhargonin popullor, për personin që sjell vdekjen), do të përcillet edhe me disa animacione të punuar në Flash dhe do të debutojë në Facebook, në një datë të njohur anembanë botës si data e “Halloween”, 31 tetor. 

Ata gjithashtu folën edhe për shfaqjen e versionit të përditësuar të Haluc’it dhe gjithashtu për debutimin e ardhshëm në platformat Android dhe iOS. Alket Rexhepi, theksoi se loja është pritur me një sukses të madh dhe deri tani e kanë luajtur më mijëra përdorues të Facebook. 


– Image Credit: BarCampPrishtina

Në anën tjetër vlen të theksohet se edicioni i mbrëmshëm ishte mjaft i suksesshëm dhe solli një numër të madh të të interesuarve të cilët përveç kompanisë prezantimit nga Frakton, patën rastin të dëgjojnë dhe prezantime nga Floriment Klinkau në lidhje me lidershqip.com, Agron Fazliu në lidhje me Internet Exchange Point Kosova, dhe Çelik Nimani në lidhje me Prishtina Startup Weekend. /pcworldalbanian  

Edicioni i tretë i BarCampPrishtina pritet të mbahet në javën e fundit të muajit nëntor, ndërsa detajet e sakta mbetet të konfirmohen./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  ICT Awards 7 takime në Shkup dhe Tetovë

Lajmet e fundit>