Biznes

Franca do të gjobisë gjigantët e teknologjisë për gjuhën e urrejtjes

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 05 Korrik 2019
0
Masat janë pjesë e një legjislacioni i cili është miratuar nga dhoma e ulët e Parlamentit Francez ditën e Enjte. Nëse aprovohet plotësisht do të krijojë një afat 24 orësh për rrjetet sociale të cilat duhet të heqin përmbajtjet nga platformat e tyre sapo të lajmërohen. Franca do të gjobisë gjigantët e teknologjisë për gjuhën e urrejtjes Photo Source: Getty Images

Ditën e Enjte ligjvënësit Francezë aprovuan masa të reja të cilat do të detyrojnë kompanitë teknologjike si Facebook dhe Google të fshijnë përmbajtje që qeveria Franceze i konsideron gjuhë të urrejtjes.

Masat janë pjesë e një legjislacioni i cili është miratuar nga dhoma e ulët e Parlamentit Francez ditën e Enjte. Nëse aprovohet plotësisht do të krijojë një afat 24 orësh për rrjetet sociale të cilat duhet të heqin përmbajtjet nga platformat e tyre sapo të lajmërohen.

Nëse platformat nuk heqin këto përmbajtje brenda afateve mund të gjobiten me 1.25 milionë euro. Në 2018-ën Gjermania adoptoi një ligj të ngjashëm i cili hyri në efekt më 1 Janar. Ky ligj kërkon që platformat të heqin përmbajtje ilegale nën ligjin Gjerman brenda 24 orëve ose të përballen me gjoba deri në 50 milionë euro.

Në rastin e Francës, ligjvënësit janë të ndarë në mënyrën sesi përcaktohet gjuha e urrejtjes. Platformat e mediave sociale janë vënë nën presion pas sulmeve tragjike në xhaminë e Zelandës së Re ku sulmuesit transmetoi live atentatin ku mbetën dhjetëra të vrarë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Facebook teston butonin e tërheqjes së mesazheve në Messenger

Lajmet e fundit>