Blog

Franca do të implementojë taksën dixhitale edhe sikur Evropa të mos bëjë

Dec 6 2018
0 Shpërndarje
“Marsi do të jetë afati i fundit i implementimit të një takse dixhitale,” tha Le Maire për France 2. Franca do të implementojë taksën dixhitale edhe sikur Evropa të mos bëjë

Ministri Francez i Financave tha ditën e Enjte se Franca do të taksojë gjigandët e teknologjisë në nivel kombëtar edhe sikur Bashkimi Evropian të mos e bëjë.

Ministrat Evropian të Financave dështuan të gjenin një akord për të taksuar të ardhurat dixhitale pavarësisht një plani të minutës së fundit për të shpëtuar marrëveshjen e cila ka në shenjestër kompanitë si Google dhe Facebook.

“Marsi do të jetë afati i fundit i implementimit të një takse dixhitale,” tha Le Maire për France 2.

“Nëse nuk arrihet, atëherë do ta implementojmë në nivel kombëtar,” vijoi Ai.

Tërheqja e Brukselit ishte goditje e rëndë për Emanuel Macron dhe qeverisjen e tij e cila ka investuar kapital të konsiderueshëm politik për këtë taksë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>