Vëzhgim

Franca do të mbajë takimin në mes të udhëheqësve të teknologjisë

Publikuar , 13 Maj 2011
0
Franca do të mbajë takimin në mes të udhëheqësve të teknologjisë

Forumi, i cili duhet të mbahet më 24-25 maj në paris, është pjesë e planit një vjeçar si kryetar i grupit G8 të ekonomive të mëdha.

Sarkozy shkruan në faqen e tij në Facebook, gjatë të premtes, që themeluesi i rrjetit shoqëror, Mark Zuckerberg, kryetari i ndërmarrjes Google, Eric Schmidt dhe Shefi Ekzekutiv i Amazon, Jeff Bezos, do të marrin pjesë.

Bisedat do të përqendrohen në rregullat e internetit, ndikimit të tij në ekonomi, duke nxitur nisma dhe mbrojtje të të drejtave për pronë intelektuale në internet.

Ata vijnë në një kohë kur Shtetet e Bashkuara dhe Evropa janë duke u përshtatur me rregulla rreth gjërave kyçe në teknologji, si privatësia online, asnjanësia në internet dhe mbrojtjet nga gjërat e dyshimta.

Pjesëmarrës të tjerë të rëndësishëm janë CEO i gjigantit mediatik, News Corp., grupi argëtues Vivendi dhe uebfaqja për ankande, eBay.

Konferenca është duke u organizuar nga Publicis për qeverinë franceze./pcworldalbanian

 

LEXO EDHE:  Pse Samsung One UI është një prej softuerëve më të mirë vendosur në një smartfon

Lajmet e fundit>