Biznes

Franca gjen kompromisin me SHBA për të vijuar me implementimin e taksës dixhitale

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 26 Gusht 2019
0
Kjo taksë rrezikoi nisjen e një tjetër fronti në luftën tregtare që ka përfshirë SHBA-në me Kinën. Marrëdhëniet ekonomike mes Bashkimit Evropian dhe SHBA gjithashtu janë përkeqësuar. Franca gjen kompromisin me SHBA për të vijuar me implementimin e taksës dixhitale

Negociatorët Francezë dhe Amerikanë kanë gjetur gjuhën e përbashkët për taksën dixhitale e cila u bë shkak që presidenti Amerikan Donald Trump të shpërthente në kritika dhe premtuar kundërpërgjigje.

Trump tha se do të rivendoste tarifat për eksportet Franceze. Megjithatë marrëveshja u arrit mes Ministrit Francez të Financave Bruno Le Maire dhe Sekretarit të Thesarit Amerikan Steven Munchin. Kjo taksë do tu rikthehet kompanive përmes mekanizmave të tjerë.

Franca vendosi të aplikonte një taksë prej 3% në të ardhurat e kompanive të cilat gjenerojnë mëse 25 milionë euro në Francë dhe 750 milion euro në mbarë botën.

Zyrtarët Amerikanë thanë se kjo taksë vë në shënjestër kryesisht kompanitë Amerikane si Facebook, Google dhe Amazon. Aktualisht këto kompani drejtojnë të ardhurat në vende me taksa të ulëta si Irlanda dhe Luksemburgu.

Kjo taksë rrezikoi nisjen e një tjetër fronti në luftën tregtare që ka përfshirë SHBA-në me Kinën. Marrëdhëniet ekonomike mes Bashkimit Evropian dhe SHBA gjithashtu janë përkeqësuar.

Franca gjithashtu ka shtyrë me forcë përpara planin e një taksa dixhitale në nivel Evropian por që u prit me kundërshti nga vendet e tjera. Si rezultat vendosi aplikimin e saj në nivel kombëtar një ligj që hyri në fuqi që prej 1 Janarit 2019. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Telekomi i Kosovës ndërpret kontratën me Z-Mobile

Lajmet e fundit>