Lajmet

Franca gjobit kompaninë Google me 200 mijë $ për shkelje të privatësisë së përdoruesve

Publikuar , 10 Shkurt 2014
0
Franca gjobit kompaninë Google me 200 mijë $ për shkelje të privatësisë së përdoruesve

google10n-1-webFranca e ka detyruar gjigantin e internetit Google që t’i informojë përdoruesit francezë që kompania duhet të paguajë një gjobë prej 200 mijë dollarë për shkelje të privatësisë së tyre.

Agjencia franceze që merret me ruajtjen e privatësisë CNIL, thotë që e ka kërkuar këtë dënim për shkak të shkeljeve nga Google.

Kjo agjenci pretendon se kompania Google ka bërë kombinim të të dhënave të grumbulluara të përdoruesve përgjatë shërbimeve të ndryshme si Gmail, Google+ dhe YouTube.

Dënimi duhet të shfaqet në faqen e parë për 48 orë. Kjo është goditja e dytë për Google në Francë gjatë javës së fundit. Autoritetet franceze kanë dënuar Google me më tepër se 1 miliard dollarë gjobë për taksa pas hetimit në llogaritë e gjigantit online.

Google është duke e sfiduar gjobën e fundit, por është pajtuar që të shfaqë dënimin e marrë tek përdoruesit nga Franca. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Apple konfirmon datën e prezantimit të iPhone 11