Lajmet

Franca krijon Agjensionin e ri IT për Siguri Nacionale

Publikuar , 09 Korrik 2009
0
Franca krijon Agjensionin e ri IT për Siguri Nacionale

French Networks dhe Information Security Agency (FINSA) do të kryejnë një përcjellje 24 orëshe në rrjetet e ndjeshme të qeverisë, në mënyrë që të detektojnë dhe tu përgjigjen sulmeve nga hakerët.

Ky mision është duke pësuar rritje të rëndësisë, pasi që autoritetet qeveritare të SHBA-së dhe Koresë së Jugut janë përballur gjatë kësaj jave me sulme mbi infrastrukturat e tyre informative.

Agjensioni Francez gjithashtu do të këshillojë departamentet e qeverisë dhe operatorët e rrjeteve komerciale mbi praktikat më të mira, dhe do të ofrojë informacione mbi kërcënimet e sigurisë dhe si t’i largojnë ato nga publiku gjeneral.

Përveç kësaj, FINSA do të ndihmojë në zhvillimin e prodhimeve dhe të shërbimeve të besueshme IT për përdorim nga kompanitë Franceze dhe rrjetet qeveritare. Mundësia që, një infrastrukturë kyçe e rrjetit, të blihet nga furnizuesit e jashtëm, mund të përmbajë “dyer të prapme” të fshehura duke i lejuar ata të spiunojnë në komunikimet e ndryshme, dhe si rrjedhojë e kësaj qeveritë kanë qenë mjaft të shqetësuara gjatë viteve të fundit. Një plan nga prodhuesi Kinez i pajisjeve të rrjetit “Huwaei Technologies” për të marrë aksione në një kompani amerikane, përkatësisht në 3Com gjatë vitit 2007, u hedh poshtë nga avokatët shtetëror për shkak të rrezikut potencial në sigurinë nacionale.

FINSA ishte vendosur si rrjedhojë e kërkesës së Presidentit Nicolas Sarkozy, pas një rishikim të mbrojtjes dhe të sigurisë nacionale gjatë vitit të kaluar. Krijimi i saj ishte lajmëruar nga Journal-i zyrtar i Qeverisë.

FINSA do të vendoset në vend të një agjensioni momental të qeverisë, Central Information Systems Security Division, që ishte vendosur në vitin 2001 për të këshilluar qeverinë dhe për të ofruar informacione për publiku e përgjithshëm mbi kërcënimet e sigurisë. Të dy agjensionet, të vjetra dhe të reja, janë kompetencë e Sekretarit të Përgjithshëm për Mbrojtje Nacionale.

LEXO EDHE:  Telekom Albania shpallet fitues i frekuencave të internetit 4G të shpejtë

Lajmet e fundit>