Biznes

Franca thirrje Bashkimit Evropian për rregullimin e kriptomonedhave

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 16 Prill 2019
0
Komisioni Evropian gjithashtu ka nisur studime për të parë sesi mund të rregullohet tregjet e kriptomonedhave edhe pse nuk pritet një ligj të paktën deri në fundin e 2019-ës. Franca thirrje Bashkimit Evropian për rregullimin e kriptomonedhave

Franca do të kërkojë Bashkimi Evropian të adoptojë një bazë ligjore për rregullimin e kriptomonedhave të ngjashme me atë që aplikoi javën e kaluar në nivel kombëtare duke u bërë vendi i parë që e bën diçka të tillë.

Javën e kaluar parlamenti Francez aprovoi një ligj financiar i cili përmban rregulla për kriptomonedhat dhe firmat që i hedhin në qarkullim dhe tregtuesit e tyre në Francë.

Kështu vendi sigurohet që të ketë edhe përfitim prej tyre në formën e taksave. I pari në llojin e tij, ligji do të lejojë firmat që hedhin në qarkullim kriptomonedha të reja ose tregtojnë ato ekzistuese të aplikojnë për një certifikatë.

Në pjesën më të madhe të botës kriptomonedhat janë ose të parregulluara ose të ndaluara. Certifikimi jepet nga autoriteti rregullator i tregjeve në Francë dhe investitorët duhet të paguajnë taksa për fitimet që bëjnë nga këto “letra me vlerë.”

Objektivi është themelimi i një tregu për kompanitë Parisiene të cilat kërkojnë kapital ose financim në këtë mënyrë.

Komisioni Evropian gjithashtu ka nisur studime për të parë sesi mund të rregullohet tregjet e kriptomonedhave edhe pse nuk pritet një ligj të paktën deri në fundin e 2019-ës.

Në tregjet e parregulluara, ku nuk aplikohen rregulla, investitorët janë plotësisht të pambrojtur nëse gjërat nuk shkojnë mirë.

Me rregulloren e re Franceze autoritetet tashmë e dinë se kush fshihet pas monedhave të reja ose pas një platforme tregtimi. Firma duhet ti nënshtrohet këtyre rregullave nëse duan të ushtrojnë aktivitetin e tyre në Francë dhe të certifikohen. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Binance është shantazhuar nga hakerë që i kërkonin 300 BTC

Lajmet e fundit>