Biznes

Franca thirrje për rregulla të përbashkëta Evropiane për monedhat dixhitale

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 13 Shtator 2019
0
Vendi ka bërë thirrje të vazhdueshme për implementimin e një takse dixhitale në nivel Evropian për kompanitë të cilat gjenerojnë të ardhura të larta në Evropë. Franca thirrje për rregulla të përbashkëta Evropiane për monedhat dixhitale

Ministri Francez i Financave Bruno Le Maire tha ditën e Premte se Bashkimi Evropian duhet të implementojë disa rregulla të përbashkëta për të administruar monedhat virtuale të cilat aktualisht rregullohen vetëm në nivel kombëtare.

Në mbërritje në takimin mes ministrave Evropian të Financave në Helsinki, Le Maire tha se nevojitet një bazë ligjore e përbashkët për monedhat dixhitale në 28 vendet anëtare dhe përsëriti kundërshtitë e tij në zhvillimin e kriptomonedhën Libra të Facebook në Evropë.

Ai gjithashtu bëri thirrje për krijimin e një kriptomonedhe dixhitale publike duke mos dhënë detaje të tjera rreth saj.

Franca ka qenë një prej zërave më të fortë në lidhje me taksimin dhe administrimin e shërbimeve dixhitale.

Vendi ka bërë thirrje të vazhdueshme për implementimin e një takse dixhitale në nivel Evropian për kompanitë të cilat gjenerojnë të ardhura të larta në Evropë.

Edhe pse synimet e Francës u mbështetën nga Gjermania plani një taksë dixhitale Evropiane ra shpejt sepse nuk gjeti aprovimin e vendeve të tjera. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Pompeo: Qëndrimi Amerikan ndaj Huawei është i qartë

Lajmet e fundit>