Lajmet

Francezi gjobitet për shkarkimet e paligjshme të gruas së vet

Publikuar , 17 Shtator 2012
0
Francezi gjobitet për shkarkimet e paligjshme të gruas së vet

Konfuzioni se kush është përgjegjës për një shkelje të ligjit ndaj piraterisë u zbulua në një seancë gjyqësore në Francë.

Sipas ligjit Francez, kush vazhdon të shkarkojë kengë të mbrojtura privatësisht pas 3 paralajmërimeve përfundon në gjyq.

Bëhet fjalë për Alain Prevost i cili u dënuarme 150 euro gjobë për shkarkimin e dy këngëve të Rihannes në mënyrë jo të ligjshme.

Në këtë rast të çuditshëm Prevost u gjobit edhe pse gruaja e pranoi si ishte ajo që i kishte shkarkuar ato kënge dhe e kishte prishur kontratën me furnizuesin e vet të internetit si dhe kishte fshirë të gjitha “provat”.

Kritikët e këtyre skemave kanë argumentuar dhe më parë se pronari i llogarisë gjobitet, dhe jo ai që është përgjegjës për aksionin.

Sipas një uebfaqe franceze, Prevost ishte ai që e mori gjobën pasi nuk kishte arritur të siguronte internetin e vet edhe pas 3 paralajmërimeve.

Ai ishte marrë në pyetje nga policia pavarësisht se kishte thënë që nuk kishte marrë një paralajmërim të tretë pasi e kishte hequr lidhjen e vet të internetit. “Pas kësaj u thirra në polici duke thënë se nuk i kisha bërë këto shkarkime.

Ato janë dy këngë të Rihannes, por nuk e di se cilat janë pasi nuk i kam shkarkuar unë! Ishte gruaja ime të cilën po e divorcoj.” (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Telegram është sulmuar nga hakerët shtetërore Kinezë thotë ekzekutivi i kompanisë

Tags >

pirateria
Lajmet e fundit>