Lajmet

Francisco Tolmasky, 20 vjeçari i cili zhvilloi shfletuesin Safari për iPhone

Publikuar , 26 Prill 2014
0
Francisco Tolmasky, 20 vjeçari i cili zhvilloi shfletuesin Safari për iPhone

iossafaristock.0_standard_640.0Francisco Tolmasky ishte 20 vjeçar kur iu bashkua kompanisë Apple në vitin 2006. I diplomuar në shkenca kompjuterike, pak kohë pasi doli nga Universiteti i Kalifornisë Jugore, i ishte përkushtuar menjëherë punës në shfletuesin e ardhshëm të internetit për iPhone.

Nga fillimi i kohës së tij në kompani, Tolmasky thotë që Steve Jobs e takonte atë rregullisht për të diskutuar rreth progresit të tij. “Steve ishte vërtet i paepur,” tregon programuesi tani 29 vjeçar për New York Times. “Kjo duhet të jetë sikur magji. Kthehuni prapa, kjo nuk është mjaft magjike!” Më i ri se shumica në Apple, Tomasky thotë që Jobs ishte “super i ruajtur rreth projektit të tij” dhe ishte “mbase i dyshimtë për një 20 vjeçar të rastësishëm”.

Sidoqoftë, skuadra e vogël pjesë e të cilës ishte Tolmasky pati një ndikim befasues në përkufizimin e pajisjeve të ardhshme mobile: përveç dizajnimit të shfletuesit Safari të Apple, njëri nga miqtë e rinj të skuadrës së inxhinierisë e fitoi mundësinë që të dizajnojë tastierën e iPhone-it pasi kishte dalë me sukses në një garë të brendshme. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Facebook teston një version të "Watch Party" për Instagram

Tags >

Safari
Lajmet e fundit>