Lajmet

Frozen, Candy Crush dhe Facebook dominojnë listat e shkarkimeve popullor në Google Play

Dec 13 2014
0 Shpërndarje
Frozen, Candy Crush dhe Facebook dominojnë listat e shkarkimeve popullor në Google Play

play-store-popular-apps-100535615-largeFrozen ishte albumi më popullor dhe njëkohësisht filmi i vitit në Play Store sipas tabulateve dixhitale të Google. Kompania po publikon raportin e aplikacioneve, lojërave, librave, filmave dhe artikujve të lajmeve më popullor në një infografik në blogun e saj. Shumica e fituesve nuk përbëjnë një suprizë.

Facebook është aplikacioni i medias sociale më popullor, ndërsa Candy Crush është loja numër një. Pandora ishte aplikacioni më popullor për shkarkimin e muzikës, ndërsa NFL sundon në fushën e sporteve.

Kategoria me rritjen më të madhe është ajo e shëndetit dhe fitnesit një shenjë kjo që vë në dukje rritjen e popullaritetit të veshjeve teknologjike. Walking Dead ishte shfaqja më popullore në TV, ndërsa filmi Toy Story është supriza e vitit.

Artikujt më popullor të lajmeve u dominuan nga tituj të tillë si “50 fakte marramendëse”. Listat vjetore të kompanisë janë një mënyrë demonstrimi të performancës së përmbajtjes dixhitale të Google. Dyqani i aplikacioneve Google Play është përpjekur që ngadalësisht të arrijë App Store për nga numri i shkarkimeve dhe të ardhurave. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>