Lajmet

Fshihen mijëra faqe të hostuara në rrjetin e zi

Nov 20 2018
0 Shpërndarje
Tor, i njohur ndryshe si Onion Router, është një rrjet i cili organizon uebfaqet në një mënyrë tejet të vështirë për ti lokalizuar nga vinë e kush i mban në funksion. Fshihen mijëra faqe të hostuara në rrjetin e zi

Hakerët kanë fshirë mese 6,500 sajte të cilat hostoheshin në një server të rrjetit të zi.

Ky shërbim hosti i quajtur Daniel’s Hosting fshihej pas rrjetit Tor dhe shumë njerëz hostonin faqet e tyre të cilat nuk donin ti bënin publike në ueb.

Administratori Daniel Winzen tha nuk është ruajtur asnjë kopje rezervë e faqeve të hostuara.

Ai tha se shërbimi do të rikthehet në Dhjetor.

“Të pakten 6,500 shërbime të fshehta ishin hostuar në server,” shkruante Winzen.

“Nuk ekziston një mënyrë për rikuperimin e këtyre faqeve dhe të dhënat janë fshirë.”

Tor, i njohur ndryshe si Onion Router, është një rrjet i cili organizon uebfaqet në një mënyrë tejet të vështirë për ti lokalizuar nga vinë e kush i mban në funksion.

Uebsajtet në rrjetin Tor kanë domainin .onion.

Përmes shfletuesit Tor njerëzit gjithashtu kanë mundësi të shfletojnë në ueb në fshehtësi pa zbuluar vendodhjen dhe identitetin e tyre.

Shërbimi i hostit të Daniel u bë popullor për pronarët e faqeve .onion.

Ai kishte hostuar faqe me përmbajtje dhe materiale filozofike, politike, pornografike dhe faqesh forumesh crypto e tregjesh të zeza.

Winzen tha se ende nuk kishte mësuar sesi hakerët kanë thyer faqen më 15 Nëntor. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>