Analiza

Fshihet artikulli i rremë në Wikipedia pas pesë vitesh së ekzistuari

Publikuar , 04 Janar 2013
0
Fshihet artikulli i rremë në Wikipedia pas pesë vitesh së ekzistuari

Merreni këtë si paralajmërim se jo çdo gjë që lexoni në Wikipedia, ose përgjithësisht në internet është e saktë.

Redaktorët vullnetarë të Wikipedias së fundi larguan një artikull të përpunuar që supozonte të përshkruante “Konfliktin Bicholim”.

Artikulli prej 4,500 fjalëve foli për një luftë të padeklaruar mes Portugalisë kolonialiste dhe Perandorisë Maratha të Indisë që përfundoi me një marrëveshje paqeje, duke hedhur sfond për shtetin e pavarur indian të Goas.

Ashtu siç raporton Daily Dot, kjo ngjarje është tërësisht e shpikur. Nuk ka pasur Konflikt Bicholim. Fusnotat e artikullit citonin libra që nuk ekzistojnë.

Dhe ende, ky artikull ishte etiketuar si “Artikull i mirë” nga redaktorët dy muaj pasi ishte krijuar në korrikun e vitit 2007.

Ai dështoi për të marrë statusin “Artikull i Veçuar” të dëshiruar pesë vite më parë për shkak të sigurisë së tij të mbështetur vetëm në një numër të vogël të burimeve të dobëta, por kjo nuk shkaktoi më pas edhe dyshime tek redaktorët deri në muajin e kaluar, kur një redaktor me emrin ShelfSkewed bëri një shikim të afërt në fusnotat e artikullit dhe nuk gjeti burime reale.

“Pas shqyrtimit të kujdesshëm dhe pak hulumtime, unë erdha në përfundim që ky artikull është një shaka, një shaka e mençur dhe e përpunuar, por megjithatë një shaka,”- shkroi ShelfSkewed më 29 dhjetor 2012, duke e propozuar artikullin për fshirje.

Gjashtë redaktorë të tjerë u pajtuan, duke ndërprerë rrugëtimin e mëtejshëm të kësaj shakaje.

Falë listës së Wikipedias për shakatë në Wikipedia, dihet që kjo nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë, pra që një shaka iu shpëton gjetjeve për vite të tëra, ose madje zgjat mjaft shumë. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Historiku i betejës mes Google dhe Bashkimit Evropian

Wikipedia

Tags >

Wikipedia
Lajmet e fundit>