Konferenca ndërkombëtare “Trendet e fundit dhe aplikimet në Shkencat Kompjuterike dhe Teknologjinë e Informacionit” do të mbahet për herë të parë në Tiranë, në datat 12-13 dhjetor 2014.
Qëllimi kryesor i eventit është të japë një mundësi për kërkuesit dhe praktikantët e rinj të IT-së, nga e gjithë bota, që të prezantojnë rezultatet e punëve të tyre kërkimore dhe të diskutojnë sfidat dhe praktikat e hasura dhe zgjidhjet e përshtatura.
Kjo konferencë krijon mundësi shumë të mira për shkëmbim idesh dhe eksperiencash të reja mes pjesëmarrësve me qëllim krijimin e kërkimeve e lidhjeve të biznesit, si edhe gjetja e partnerëve potencialë për bashkëpunime në të ardhmen. Shtëpia botuese ICTSmedia do të jetë një partnere e kësaj konference ndërkombëtare, e cila mbahet për herë të parë në Shqipëri.
Tematikat që do të trajtohen në konferencë janë si më poshtme:
1. E- Government and E-Health
o Sistemet administrative të informacionit
o Shërbimet ueb
o Dokumentet elektronikë dhe protokollet
o Sistemet Telemjeksore dhe Aplikimet
o Telemonitorimi, Kujdesi teleshtëpiak (TeleHomecare) për njerëz të moshuar
o Shëndeti mobil (M-Health)
o Teknologjia Grid në PA dhe kujdesin për shëndetin
o Firma dixhitale / Kartat identifikuese elektronike
o Qytetet e ardhshme dhe inteligjente
2. E-Commerce dhe E-Business
o Modelimi dhe Vlerësimi i E-Commerce
o Kategoritë e E-Commerce
o E-Marketing
o Grid Computing dhe Teknologjitë P2P në E- Commerce
o Sistemet E-Commerce të bazuara në ueb
o Shërbimet ueb dhe Menaxhimi i të Dhënave Ueb
o Autentikimi, Autorizimi në Kriptografi
o Zbukimi i ndërfutjeve dhe Lokalizimi
o Modelet e Mobile Commerce dhe Platformat
o GPS dhe Shërbimet e Lokalizimit
o E-Financing (E-Payment, E-Bank, E-Stock, E-Insurance)
o CRM dhe Zgjidhjet e Biznesit
o Rrjedha e Menaxhimit
3. Teknologjia dhe trendet e fundit në kompjuterizimin e avancuar
o Teknologjia ueb
o Ndërfaqja e përdoruesve/ Realitet i shtuar
o Arkitektura e orientuar drejt shërbimeve
o Kompjuterizimi mobil/ Kompjuterizimi Cloud
o Grid dhe Kompjuterizimi i shpërndarë
o GIS dhe Lokalizimi i bazuar në Shërbime
o Sistemet shumë agjentësh
o Menaxhimi i logeve dhe Siguria e Bazave të të dhënave
o Semantika ueb dhe Ueb Mining
o Teknologjitë multimedia/ Procesimi i imazheve
o Metodat kompjuterike në Bioinformatikë
o Inxhinierimi softuerik
o Sistemet ekspert/ Trendet në inteligjencën artificiale
o Tërheqja e informacionit
o Siguria e informacionit/Firma dixhitale
4. Sfidat dhe metodat e mësimdhënies në informatikë
o Sfidat në përcaktimin e një kurikulumi ndërkombëtar
o Diversiteti në Kurikulat e Informatikës
o Modelet e dizajnit të kurikulumit
o E-learning/ Ndërveprimi studentor.
Autorët ftohen të marrin pjesë me punët e tyre kërkimore rreth tematikave të sipërpërmendura, të cilat nuk janë paraqitur më parë. Për më tepër informacion klikoni: http://goo.gl/h3DQqN. (PCWorld Albanian)