Vëzhgim

Ftoni në Google+ vetëm me një lidhje

Publikuar , 07 Gusht 2011
0
Ftoni në Google+ vetëm me një lidhje

Përditësimi ua mundëson që të dërgoni ftesa vetëm duke e paraqitur një lidhje. Duke ua dhënë shokëve tuaj një lidhje të veçantë, deri 150 ftesa mund t’i dërgoni për t’ua mundësuar njerëzve mundësinë për t’u regjistruar në këtë rrjet, i cili po shënon rritje të madhe të numrit të përdoruesve. Edhe mundësia e kaluar për të ftuar shokët, duke shkruar emailat e pranuesve, vlen ende.

Ky përditësim ishte lajmëruar nga inxhinieri në Google+, Balaji Srinivasan. “Pasi që jemi ende në fazën testuese, ne jemi duke kufizuar numrin e të regjistruarve me këto lidhje për 150 ftesa nga i njëjti person për tani,” tha Srinivasan në postimin e tij në Google+./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Pse Samsung One UI është një prej softuerëve më të mirë vendosur në një smartfon

Lajmet e fundit>