Analiza

FTX: Ngritja, shkëlqimi dhe rënia e një prej bursave më të mëdha në botë të kriptoaseteve

Nga: PCWorld
Publikuar , 13 Janar 2023
Kolapsi i FTX është bërë një prej ngjarjeve kryesore që tronditi industrinë kripto. Përpara se të ndërpriste operacionet, FTX ishte bursa e dytë më e madhe në botë me një volum ditor prej 30 miliardë dollarësh, një fakt i përmendur edhe nga Bankman-Fried në Nëntor të 2021. FTX: Ngritja, shkëlqimi dhe rënia e një prej bursave më të mëdha në botë të kriptoaseteve

Themeluesi i FTX Sam Bankman-Fried përballet me tetë akuza kriminale nga mashtrimi, tek konspiracioni dhe pastrimi i parave në lidhje me kolapsin e një prej bursave më të mëdha në botë të kriptomonedhave.

Në fillim të kësaj jave ai tha se është i pafajshëm ndaj akuzave që rëndojnë mbi dhe një gjyq e pret më datën 2 Tetor.

Kolapsi i FTX është bërë një prej ngjarjeve kryesore që tronditi industrinë kripto. Përpara se të ndërpriste operacionet, FTX ishte bursa e dytë më e madhe në botë me një volum ditor prej 30 miliardë dollarësh, një fakt i përmendur edhe nga Bankman-Fried në Nëntor të 2021.

Për kriptomonedhat, FTX luante të njëjtin rol si bursat e New York-ut dhe Nasdaq luajnë për aksionet. Sot, me 8 miliardë dollarë të munguara dhe me akuza për keqmenaxhim të fondeve të përdoruese me firmën e tregtimit Alameda Research, ekipi që mbikëqyr planet e ristrukturimit të FTX thotë se ka shpenzuar muaj për të lokalizuar fondet ndërsa konsumatorët nuk janë të sigurtë nëse do ti marrin paratë ndonjëherë.

Maj 2019: Themelohet FTX

Bankman-Fried, njohur edhe si SBF, bashkëthemeloi FTX në Maj të 2019-ës së bashku me ish punonjësin e Google Gary Wang duke vendosur zyrat qendrore në Hong Kong. Bankman-Fried drejtonte kompaninë e tij Alameda Research që prej 2017.

Duke krijuar reputacionin e një tregtari të talentuar në Alameda, Bankman-Fried e kishte të lehtë të tërhiqte investime në kompaninë e tij të re.

Ai kishte investitorë të shumtë pavarësisht se kompania ishte në hapat e saj të parë si: Pantera Capital, Sequoia Capital, Digital Currency Group, rivalin Binance dhe Consensus Labs. Nga Gushti i atij viti, Bankman-Fried kishte mbyllur një investim prej 8 milionë dollarësh.

LEXO EDHE:  Banka e Anglisë mund të ndërhyjë gjatë kolapsit të një stablecoin

Vjeshtë 2020: Në kërkim një pikëmbështetjeje

Nga Shtatori 2020, Bankman-Fried ishte bërë shpëtimtari i bursës SushiSwap, detaje të një marrëveshjeje të cilat janë vënë në dyshim për vitet që do të pasojnë.

Bankman-Fried fitoi popullaritet por nga vjeshta e 2020-ës, FTX kishte nevojë për më shumë sesa reputacion për të konkurruar me bursat e tjera të financave të decentralizuara. Asokohe volumi ditor i FTX herë pas herë kapërcente 1 miliardë dollarë por jo në mënyrë të qëndrueshme.

Në Tetor të 2020 kompania lançoi tregtimin e aksioneve të fraksionalizuara për Tesla, Apple dhe derivateve të Amazon. Më pas në Dhjetor bursa lançoi aksionet e “tokenizuara” për pesë kompani kanabisi.

Gjatë 2021: Seri shpenzimesh markentingu në sport

Një seri marrëveshjesh që dukeshin se nuk do të mbaronin kurrë, FTX shpenzoi 2021duke bërë emër tek sportdashësit.

Këtu përfshiheshin ekipi i Formulës 1 Mercedes-AMG Petronas, ekipet e basketbollit Miami Heat dhe Golden State Worriors, ekipet esport Furia dhe Team SoloMid, një marrëveshje 10-vjeçare për emrin e stadiumit të Universitetit të Kaliforni-Berkeley, bluzat e arbitrave të Major League Baseball, ekipet Monumental Sports and Entertainments, krijuesin e League of Legends Riot Games.

Marrëveshjet e marketingut nuk përfunduan këtu. FTX nënshkroi me Tom Brady e më pas bashkëshorten e tij Gisele Bundchen, Steph Curry të Golden State Warriors, lojtaren e tenisit Naomi Osaka dhe yllin e Los Angeles Shohei Ohtani.

Të gjitha këto marrëveshje janë anuluar tashmë.

Korrik 2021: FTX blen aksionet e saj në pronësi të Binance

Një lëvizje e cila do të provonte jetik për FTX, kompania bleu aksionet e Binance në FTX.

Së fundi kemi ri-blerë aksionet e Binance,” thoshte Bankman-Fried asokohe. “Mendoj se ka rëndësi nisur nga roli ynë në këtë industri. Gjithashtu na jep më shumë fleksibilitet drejt të ardhmes.” Binance së fundi ishte shprehur se vetë kompania kishte kërkuar të tërhiqte investimin prej FTX për shkak të lidhjes së ngushtë me firmën e saj simotër Alameda Research.

LEXO EDHE:  FTX ju detyrohet kreditorëve të saj 3.1 miliardë dollarë

FTX përdori 2.1 miliardë dollarë Binance USD dhe FTX Token (FTT) për të blerë pjesën e Binance. Kjo do të thoshte se në momentin që gjërat filluan të merrnin për keq, Binance ende kishte miliona dollarë FTT.

Qershor 2022: Infeksioni përhapet

Pluhuri i ngritur nga kolapsi i stablecoin-it algoritmik TerraUSD sapo kishte filluar të ulej pasi fshiu 40 miliardë dollarë nga industria kripto. Kolapsi erdhi nga pamundësia e monedhës për të ruajtur vlerën 1 me 1 me dollarin Amerikan.

Shkaktoi një trazirë të madhe në industri duke rrëzuar edhe fondin e investimit Three Arrows Capital. Kjo e fundit kishte marrë kredi të shumta nga huadhënësit kryesore kripto për të financuar investimet e saj me rrezikshmëri të lartë. Bankman-Fried shprehej se industria duhej të ndihmonte kompanitë të cilat ishin pranë falimentit.

“Mendoj se kemi përgjegjësinë për të reaguar edhe nëse humbasim vetë në mënyrë që të mos përhapet tek të tjerë,” kishte thënë ai gjatë një interviste për NPR. “Edhe nëse nuk jemi ne shkaktarët, mendoj se është e shëndetshme për ekosistemin.”

Nëntor 2022: Kolapsi

Gjërat filluan të merrnin për keq në Nëntor të 2022 për FTX kur raportime të ndryshme zbuluan se Alameda Research kishte miliarda dollarë në FTT në bilancet e saj kundrejt miliardave borxhe.

Investitorët kuptuan menjëherë se Alameda nuk kishte asnjë rrugëdalje: nëse do të përdorte FTT për të paguar kreditorët, do të shkatërronte vlerën e kriptomonedhës. Nëse nuk e bënte, do ta pësonte për mos pagim të kredive.

Për të shmangur kolapsin, CEO i Binance Changpeng Zhao tha se kompania e tij do të shiste 580 milionë dollarë që posedonte në FTT. Kompania në fund nuk arriti të shiste një pjesë të madhe por kjo nxiti një panik dhe miliarda dollarë u tërhoqe nga bursa.

LEXO EDHE:  Mbi 1 miliardë përdorues do të kenë kriptomonedha në 2030-ën

FTX u detyrua të ndërpriste tërheqjet. Për pak kohë hyri në një marrëveshje për tu shitur tek Binance, por dështoi të njëjtën ditë që u njoftua. Së fundi Bankman-Fried dha dorëheqjen dhe FTX shpalli falimentin më 11 Nëntor. Në dokumentet e kompanisë u zbulua se ju detyrohej kreditorëve mes 10 deri në 50 miliardë dollarë.

Dhjetor 2022: Arrestimi, ekstradimi dhe lirimi me kusht

Pas një turi mediatik ku Bankman-Fried tha se nuk kishte bërë gjë të keqe, të paktën me qëllim, ai akuzohet për tre krime nga mashtrimi tek pastrimi i parave. Më 12 Dhjetor u arrestua në Ishujt Bahame.

Pasi shpenzoi një javë në paraburgim, u ekstradua në SHBA më 21 Dhjetor. Dy prej aleatëve më të afërt të Bankman-Fried, bashkëthemeluesi Wang dhe CEO e Alameda Research Caroline Ellison, pranuan fajësinë dhe filluan të bashkëpunojnë me drejtësinë kundër Bankman-Fried.

Janar 2023: Lutjet

Më 3 Janar Bankman-Fried kërkoi pafajësinë përballë të gjitha akuzave. Gjyqi i tij do të mbahet më 2 Tetor. /PCWorld Albanian