Softuer

Fuduntu 14.9: Mbështetje për Flash 10.2 dhe Chromium 9

Publikuar , 14 Mars 2011
0
Fuduntu 14.9: Mbështetje për Flash 10.2 dhe Chromium 9

Fuduntu 14.9 sjell me vete disa teknologji të reja unike në kuadër të këtij distribucioni të dizajnuar për të përmirësuar përvojën e përdoruesit, duke ofruar përkrahje për Adobe Flash Plugin 10.2 dhe Chromium 9 (Stable).

Fuduntu është i ndërtuar mbi Linux Kernel 2.6.37 dhe versioni më i fundit stabil i grupit 2.6.37, përkatësisht 2.6.37.3 është tani i përfshirë në Fuduntu 14.0 duke ofruar në këtë formë shumë arnime të vrimave dhe përmirësime në stabilitet dhe pjekuri të Kernel 2.6.37.

Natyrisht Fuduntu është pjesë e komunitetit të lirë dhe të hapur, dhe kjo nënkupton që edhe versioni më i ri 14.9 mund të shkarkohet pa pagesë nga ueb faqja e Fuduntu. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Dropbox skanon tekstin në imazhe

Lajmet e fundit>