Harduer

Fujitsu me produkte të reja të ndjeshme në prekje

Publikuar , 13 Tetor 2009
0
Fujitsu me produkte të reja të ndjeshme në prekje

F Series (që po shihni në fotografi) do të fuqizohet nga një procesor Intel Core 2 Duo P8700, që përfaqëson një fuqi ultra efikase prej 2.53 GHz dhe harduer të shumtë nga laptopi, si dhe 4GB RAM. Makinat mund të zgjidhen në variantet 23 ose 20 inç, me rezolucione respektove prej 1920 x 1080 dhe 1600 x 900. Gjithashtu ekziston mundësia për të zgjedhur njësi Blu-Ray dhe HDD me kapacitet prej 1TB, si dhe shumë veçori tjera digjitale si TV Tuner analog e digjital.

Gjithashtu në linjën e re të produkteve është shpalosur edhe një Tablet PC 12.1 inç, MT E50 që përmban një panel WACOM dhe teknologji multi-touch. Për fat të keq ai shitet vetëm me procesorin Celeron 900 (2.2 GHz) dhe veçohet me 2GB RAM dhe 320 GB HDD.

Fujitsu gjithashtu do të ofrojë dy PC tjerë Multi-Touch, laptopin Biblo NF/ER dhe dekstopin Deskpower F/ER, që kanë për qëllim t’i afrohen më shumë audiencës më të vjetër me një ndërfaqe specifike të prekje, dhe tastierë e mi me përpunim special.

Që të gjitha pajisjet natyrisht do të funksionojnë në sistemin operativ Windows 7.

LEXO EDHE:  Telefoni i shumëpritur Galaxy S10 ka një "surprizë" me ekranin

Lajmet e fundit>