Intervista

Fujitsu Siemens në trojet shqiptare

Publikuar , 13 Nëntor 2008
0
Fujitsu Siemens në trojet shqiptare

Me një portofolio të platformës dhe shërbimeve të një intensiteti të jashtëzakonshëm, ofertat e Fujitsu Siemens Computers shtrihen nga laptopët tek desktopët, e deri tek ofertat për shërbime dhe zgjidhje për infrastruktura të TI-së për ndërmarrjet e mëdha.

Fujitsu Siemens Computers ka prezencë në të gjitha tregjet e rëndësishme në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë, duke zgjeruar mbulueshmërinë në 170 shtete të botës. Duke bashkuar fuqinë, inovacionin dhe shtrirjen globale të aksionistëve kryesorë, Fujitsu Limited dhe Siemens AG, kujdeset që të përmbushë nevojat e konsumatorëve, që fi llojnë nga korporatat e mëdha, kompanitë e vogla dhe të mesme si dhe përdoruesit privatë. Kompania është një ndër pionierët e teknologjisë dhe proceseve të ndjeshme në ambient, duke rritur kohëzgjatjen e secilit produkt dhe është anëtare e organizatave Climate Savers Computing Initiative dhe Green Grid. Për të plotësuar standardet strikte për përgjegjësi shoqërore të korporatave, Fujitsu Siemens Computers është anëtare e United Nations Global Compact. www.fujitsu-siemens.com

 

Për më shumë informacion rreth prezencës së Fujitsu Siemens Computers në trojet shqiptare,bëmë një intervistë me zotin Iavor Halianov, Menaxher Rajonal për Bullgarinë, Maqedoninë, Shqipërinë dhe Kosovën, zyra përfaqësuese në Sofje.

Zoti Halianov! Me ç’sy e sheh tregun shqipfolës Fujitsu Siemens Computers?

Në rajonin për të cilin është përgjegjëse zyra e Sofj es e Fujitsu Siemens Computers, tregu shqipfolës është i dyti në madhësi dhe në trendin e rritjes. Ne shohim një potencial të shkëlqyer për përhapje dhe hyrje të shpejtë të teknologjisë moderne të TI-së, produkteve dhe zgjidhjeve për të gjithë sektorët: shtëpi, qeveri dhe sektorin privat.

Cilat janë planet afatshkurta dhe afatmesme të Fujitsu Siemens Computers për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë?

LEXO EDHE:  Meridian Miftari: Intervistë me Cyber Security e Vitit në edicionin e 7-të të ICT Awards

Planet afatshkurta dhe afatmesme të Fujitsu Siemens Computers për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë përfshijnë përforcimin dhe zhvillim të mëtejshëm të rrjetit ekzistues të partnerëve, si dhe tërheqjen e partnerëve të rinj mes kompanive kryesore lokale të TI-së. Trajnimet dhe seminaret në produktet dhe zgjedhjet tona, si dhe fokusimi në aktivitetet e marketingut janë pjesë përbërëse e planit tonë. Angazhimi i një përfaqësuesi lokal për tregjet shqipfolëse, gjithashtu është pjesë e strategjisë sonë.

Cila është rritja e Fujitsu Siemens Computers në Ballkan dhe a ka kompania plane për zgjerimin e ndikimit të vet?

Në rajonin tonë, Fujitsu Siemens Computers ka arritur një rritje të ndjeshme (mbi 500%) dhe është një nga liderët e tregut për 4 vitet e fundit. Në shumicën e vendeve ne jemi numër 1 ose 2 në disa prej kategorive kryesore të produkteve. Planet tona përfshijnë rritjen e biznesit më shumë sesa janë parashikimet e tregut të TI-së dhe forcimin e pozicionit tonë si një kompani evropiane lider në rajon.

Edhe pse tregjet shqipfolëse duken të vogla, nuk duhet të harrojmë se në Ballkan janë 7 milionë shqiptarë. A ka menduar Fujitsu Siemens Computers rreth kësaj, apo e sheh regjionin tonë të ndarë në kufij shtetërorë?

Tregjet shqipfolëse nuk janë të vogla dhe ne jemi shumë të vetëdijshëm për këtë fakt. Për këtë arsye këto tregje janë prioritet në strategjinë tonë zhvillimore. Ne presim rritje më të mëdha në një deri dy vjetët e ardhshëm. Ekzistenca e kufi jve nuk është ndonjë pengesë për biznesin tonë në rajon.

A ka ndonjë plan që të keni një prezencë më të fuqishme të Fujitsu Siemens në Shqipëri apo Kosovë?

Po, siç e përmenda dhe më lart, ne kemi plane për të zhvilluar dhe fuqizuar rrjetin tonë të bashkëpunimit, aktivitete të fokusuara të marketingut dhe një përfaqësues lokal për Shqipërinë dhe Kosovën.

LEXO EDHE:  Agon Avdimetaj: Intervistë me Inovacionin e Vitit në edicionin e 7-të të ICT Awards

Nëse do të mundnit, çka do të ndryshonit në tregun shqiptar?

Investime më të mëdha të qeverisë në TI, përkrahje për bizneset private, strategji afatgjata për zhvillimin dhe futjen e TI-së në të gjithë sektorët e biznesit. Më shumë aplikime të suksesshme dhe shfrytëzim më të mirë të burimeve të programeve ndërkombëtare të financimit.

A ka ndonjë plan për lokalizimin në shqip të literaturës të Fujitsu Siemens?
Sa i përket dokumentacionit dhe literaturës, po. Ne përkrahim lokalizimin në pajtim me standardet dhe kërkesat lokale.

Investime më të mëdha të qeverisë në TI, përkrahje për bizneset private, strategji afatgjata për zhvillimin dhe futjen e TI-së në të gjithë sektorët e biznesit. Më shumë aplikime të suksesshme dhe shfrytëzim më të mirë të burimeve të programeve Iavor Halianov, ndërkombëtare të financimit.

Lajmet e fundit>