Fujitsu Siemens Computers ka zhvilluar një server me energji efektive të nivelit të hyrjes të cilin server do ta lançojë më 1 Prill. Kështu u bë e ditur në panairin Cebit për IT që po mbahet në Hanover të Gjermanisë.
Modeli i quajtur Primergy TX120 S2 është i bazuar në teknologjinë e procesorëve Inter Core 2 Duo duke reduktuar konsumimin e energjisë për 25 përqind.
Si rezultat i kësaj, kompania bën të ditur se modeli përputhet me specifikimet e Energy Star 4.0.
“Makina nuk është më e madhe se një desktop kompjuter dhe nuk është e zhurmshme, kështu që mund të vendoset në zyre pa e penguar askënd prej punëtorëve” – tha Lothar Lechtenberg, zëdhënës i Fujitsu Siemens.
Modeli do të jetë i mundshëm në fushën e shitjeve Fujitsu Siemens EMEA që nga fillimi i prillit me një çmim prej 545 eurosh.