Harduer

Fujitsu sjell laptopë të dizajnuar për femra

Publikuar , 21 Tetor 2012
0
Fujitsu sjell laptopë të dizajnuar për femra

Fujitsu sjell laptop të dizajnuar për “mendje sensitive”, për femra, të quajtur Floral Kiss.

Në konferencën për shtyp, ku mbizotëronte ngyra pink gjithandej, Fujitsu deklaroi: “Bazuar në konceptin e dizajnit, ne do të sjellim elegancë tek PC-të dhe Floral Kiss është një seri e cila ishte planifikuar dhe zhvilluar nga punëtore femra.”

Butoni për ndezje është i dizajnuar në një formë perle, Caps Locku është i dekoruar me një gurë të çmuar, për një pamje më të sofistikuar dhe elegante.

Çdo buton në tastierë është i rrethuar me ngjyrë të artë, po ashtu dhe laptopi vetë.

Gjithashtu me laptopin vinë aplikacione “femrore” ku ju mund të gjeni Horoskopin.

Floral Kiss do të vijë për shitje më 2 nëntor, vetëm në Japoni. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  5 trende teknologjike që do të ndryshojnë jetët tona në 2020

Tags >

laptop