Lajmet

Funksionaliteti i ri i WhatsApp, përdoruesit mund të largohen nga grupet pa “zhurmë”

Nga: PCWorld
Publikuar , 17 Maj 2022
Megjithatë administratorët e grupit do të njoftohen gjithsesi ndërsa pjesa tjetër e anëtarëve nuk do të informohen për largimin tuaj. Funksionaliteti i ri i WhatsApp, përdoruesit mund të largohen nga grupet pa “zhurmë”

Nëse keni zgjedhur të largoheni nga një grup WhatsApp-i aplikacioni zakonisht poston një njoftim ku të gjithë në bisedë mund ta shohin që ju nuk jeni më pjesë.

Në shumë raste nuk është ndonjë situatë shqetësuese por nëse grupi përbëhet prej të afërmve apo miqve, atëherë kemi një problem të vërtetë.

WhatsApp dëshiron që anëtarët e grup të mos fillojnë të spekulojnë rreth juve për arsyet e largimit prandaj funksionaliteti që po testohet bën të mundur largimin pa lënë gjurmë fare.

Megjithatë administratorët e grupit do të njoftohen gjithsesi ndërsa pjesa tjetër e anëtarëve nuk do të informohen për largimin tuaj.

Së fundi nëse dëshironi që të mos shtoheni në grupe pa aprovimin tuaj, mjafton të shkoni në Privacy Settings tek llogaria juaj dhe të zgjidhni kush mund tju shtojë në grupe mes opsioneve: “Everyone,” “My Contacts,” dhe “My Contacts Except…” ku ky i fundit bën përjashtim për personat që ju i lejoni tu shtojnë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Një xham që rrit mbrojtjen dhe performancën e kamerave të smartfonëve

Tags >

WhatsApp