Harduer

Funksioni EKG i Apple Watch vjen në 19 vende Evropiane

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 28 Mars 2019
0
Apple do të aktivizojë funksionin e elektrokardiogramës EKG për orën Apple Watch Series 4 në Evropë dhe Hong Kong ditën e sotme. Funksioni EKG i Apple Watch vjen në 19 vende Evropiane

Apple do të aktivizojë funksionin e elektrokardiogramës EKG për orën Apple Watch Series 4 në Evropë dhe Hong Kong ditën e sotme.

Prodhuesi i orëve lançoi funksionin në SHBA në Dhjetor pasi e bëri pjesë shumë të rëndësishme të prezantimit në Shtator.

Funksionaliteti EKG vjen jashtë Shteteve të Bashkuara me versionin e fundit watchOS 5.2 ku përshihen 19 vende të Evropës dhe Hong Kongu.

Pronarët e një Apple Watch Series 4 mund të aktivizojnë EKG përmes aplikacionin Health në iPhone e tyre. Për të kryer një EKG hapni aplikacionin EKG në orën inteligjente dhe vendosni gishtin mbi kurorën e orës.

Apple Watch më pas regjistron EKG dhe ritmin e zemrës dhe informacionet i ruan në iPhone. Më pas mund të krijoni një raport PDF dhe ta dërgoni doktorit rezultatet.

Sistemi operativ watchOS 5.2 gjithashtu vjen me fytyrat Hermes dhe një numër rregullime të gabimeve dhe përditësime sigurie shumë të nevojshme. watchOS 5.2 mund të shkarkohet përmes aplikacionit Appl Watch në iPhone.

Sa i përket vendeve Evropiane ku fillimisht opsioni i EKG-së do të jenë i disponueshëm listën është s vijon: Austri, Belgjikë, Danimarkë, Finlandë, Francë, gjermani, Greqi, }Hungari, Irlandë, Itali, Luksemburg, Holandë, Norvegji, Portugali, Rumani, Spanjë, Suedi, Zvicër dhe Britani. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Evropa hidhet në aksion për të rregulluar monedhat virtuale

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>