Lajmet

Funksioni i ri i Facebook në mbështetje të kauzave dhe komuniteteve

Publikuar , 21 Janar 2019
0
Mbështetësit e këtyre peticioneve mund të diskutojnë me njëri tjetrin si dhe të krijojnë aktivitete dhe fushata dhurimi në Facebook. Funksioni i ri i Facebook në mbështetje të kauzave dhe komuniteteve

Facebook do të lançojë një funksion të ri në platformë dedikuar peticioneve quajtur Community Actions raportoi TechCrunch.

Përdoruesit do të mund të krijojnë një peticion, të etiketojnë organizatat dhe institucionet përkatëse dhe të kërkojnë prej miqve të tyre mbështetje për kauzën.

Mbështetësit e këtyre peticioneve mund të diskutojnë me njëri tjetrin si dhe të krijojnë aktivitete dhe fushata dhurimi në Facebook.

Rrjeti social ka treguar prej kohësh fuqinë organizative të aktiviteteve. Vitet e fundit ka integruar shumë funksione të cilat u shërbejnë kauza komunitare dhe angazhimit në to.

Për të shmangur keqpërdorimin e peticioneve, Facebook do të shfrytëzojë një kombimim të raportimit të përdoruesve, algoritmeve dhe moderatorëve njerëzore.

Së fundi ka disa limite, përdoruesit nuk do të mund të etiketojnë drejtuesit e lartë të shteteve. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  New York Times: Facebook ka ndarë me partnerët mesazhet private të përdoruesve

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>