Lajmet

Funksioni i ri i Google Maps u shpëton “kokën” shoferëve

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 07 Mars 2019
0
Funksioni aktualisht po lançohet nga Google dhe përdoruesit mund të shohin limitet e shpejtësisë, kamerat e shpejtësisë dhe kamera mobile të shpejtësisë në hartë. Funksioni i ri i Google Maps u shpëton “kokën” shoferëve

Shoferët që përdorin aplikacionin Google Maps do të paralajmërohen kur i afrohet një vendi ku ka kamera shpejtësie.

Funksioni aktualisht po lançohet nga Google dhe përdoruesit mund të shohin limitet e shpejtësisë, kamerat e shpejtësisë dhe kamera mobile të shpejtësisë në hartë.

Gjithashtu shoferët do të marrin paralajmërime verbale kur i afrohet një kamër shpejtësie.

Në vendet kur gjenden kamera shpejtësie, është vënë re reduktim i aksidenteve me 50%. Me Google Maps tashmë të gjithë shoferët marrin përpara paralajmërimin në mënyrë që të ngadalësojnë në zona të tilla të rrezikshme.

Policia thotë se kamera vendosen në zona ku ka aksidente të shpeshta. Google tha se është duke punuar për të shtuar një opsion ku shoferët mund të raportojnë kamera të shpejtësisë.

Gjithashtu gjigandi i teknologjisë tha se nuk ka në plan të shkrijë Google Maps me Waze, një aplikacion komunitar navigimi që u tregon shoferët informacion në kohë reale rreth trafikut. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Facebook, Google dhe Microsoft bashkohen për transferimin e të dhënave mes aplikacioneve

Lajmet e fundit>