Lajmet

Funksioni i ri i Instagram është ajo çfarë kemi nevojë gjatë izolimit të COVID-19

Nga: PCWorld
Publikuar , 27 Mars 2020
0
Me Co-Watching ju mund të shfletoni në Instagram por virtualisht. Një video bisedë do të nisë dhe gjatë saj me një apo disa miq mund të shfletoni Instagramin tuaj. Funksioni i ri i Instagram është ajo çfarë kemi nevojë gjatë izolimit të COVID-19

A keni menduar që do të vinte një ditë ku mund të shfletoni Instagramin nën shoqërinë e miqve? Epo tani mundeni sepse Instagram lançoi një funksion të ri.

Është vetëm një prej opsioneve të parashikuar nga Instagram për tu lançuar gjatë krizës së COVID-19.

Në një postim në blogun e Instagram kompania tha se ka ndërmarrë hapat e duhur për të ndihmuar njerëzit të qëndrojnë të mirëinformuar por jo vetëm edhe të lidhur me njëri tjetrin.

Me Co-Watching ju mund të shfletoni në Instagram por virtualisht. Një video bisedë do të nisë dhe gjatë saj me një apo disa miq mund të shfletoni Instagramin tuaj.

Mund të pëlqeni postime, të shikoni histori apo edhe Instagram Live së bashku. Për të nisur një bisedë “Co-Watching” duhet të hapni tabin Direct dhe të klikoni ikonën e video chatit.

Ose mund të filloni një bisedë të re ose ti bashkoheni një ekzistuese. Më pas duke shtypur ikonën Photos në cepin e majtë poshtë mund të filloni të shfletoni llogarinë tuaj. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Instagram Reels bëhen më të gjata

Tags >

Instagram