Lajmet

Funksioni i ri i Windows 11 redukton konsumin e memories RAM

Nga: PCWorld
Publikuar , 20 Qershor 2022
Microsoft ka filluar tashmë të shtyjë funksionalitetin në kanalet testuese beta dhe dev. Funksioni i ri i Windows 11 redukton konsumin e memories RAM

Windows 11-ta më në fund po shkon drejt lançimit të tabeve në File Explorer me versionin Sun Valley ose 22H2 të sistemit operativ që do të debutojë në Vjeshtë.

Mbështetja për tabet e stilit të shfletuesve në File Explorer e bën të lehtë për përdoruesit të kalojnë mes dritareve të ndryshme. Përveç tabeve, File Explorer do të ketë një panel të ri anësor navigimi.

Microsoft ka filluar tashmë të shtyjë funksionalitetin në kanalet testuese beta dhe dev. Funksioni që është i aktivizuar automatikisht bën të shpejtë kalimin mes dritareve dhe nuk keni më nevojë të hapni instanca të reja të Explorer çdo herë që dëshironi të kërkon në një direktori tjetër.

Nga testimet paraprake u pa se funksionaliteti i ri redukton konsumin e memories. Impakti është më i lartë për ata përdorues që hapin dritare të shumëfishta. Konkretisht File Explorer me dritare të shumëfishta hapur në një dritare të vetme konsumon vetëm 1MB RAM më shumë sesa një dritare e vetme pa tabe.

Kështu përdoruesit janë produkti por edhe reduktojnë konsumin e memories në të njëjtën kohë. Duke qenë se është ende në fazë eksperimentale, pritet që të ketë përmirësime të tjera të performancës së File Explorer. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Vazhdon eksodi i gjigantëve të teknologjisë nga CES 2022