Lajmet

Funksioni për tërheqjen e mesazheve të dërguar në Facebook Messenger është live

Nov 15 2018
0 Shpërndarje
Funksioni është po ai që është raportuar ditë më parë. Keni kohë 10 minuta për të tërhequr një mesazh për të cilin marrësi do të njoftohet por nuk do të ketë akses në përmbajtjen e tij. Funksioni për tërheqjen e mesazheve të dërguar në Facebook Messenger është live

Funksioni i tërheqjes së mesazheve të dërguara në Facebook Messenger debutoi ditën e djeshme dhe pse mund të marrë kohë për pjesë të ndryshme të botës.

Aktualisht është lançuar në Messenger për Android dhe iOS në Bolivi, Kolumbi, Lituani dhe Poloni dhe gradualisht në ditët në vijim do të ofrohet edhe në vendet e tjera të botës.

Funksioni është po ai që është raportuar ditë më parë. Keni kohë 10 minuta për të tërhequr një mesazh për të cilin marrësi do të njoftohet por nuk do të ketë akses në përmbajtjen e tij.

Megjithatë nuk përfundon çdo gjë këtu për Facebook. Kompania kërkon të pasurojë këtë funksionalitet me afate kohore për mesazhet e paenkriptuara apo edhe për mbarë bisedat. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>