Harduer

Funksionimi dhe rëndësia e hard disqeve hibride

Publikuar , 20 Tetor 2012
0
Funksionimi dhe rëndësia e hard disqeve hibride

Një SSD mund të lexojë dhe të shkruaj të dhëna shumë herë më shpejtë se çdo hard disk mekanik.

Por e keqja e kësaj pajisje është që ajo kushton më shumë se çdo hard disk tipik, kështu që kapacitetet e SSD janë të limituara p.sh një SSD 128 GB kushton 130 $ kurse me të njëjtin çmim ju mund të blini një hard disk 2TB për desktop, ose një 1TB për një laptop.

Toshiba dhe Western Digital, tani kanë sjellë hard disk hibrid, të cilët janë hibrid mes SSD dhe HDD, ku një pjesë e diskut është SSD për mbajtjen e sistemit në mënyrë që ai të punojë më shpejt dhe të ruaj të dhënat të cilat duhen më shumë për aksesim. Gjithashtu është i përshtatshëm për Gaming.

Me këtë teknologji sistemi operativ punon më me shpejtësi

Kjo teknologji për momentin është e destinuar për Ultrabooks, të cilët janë të dizajnuar që të sjellin shpejtësi dhe performancë të lartë, brenda një pajisjeje të vogël.

Ky disk funksionon në mënyrë që i gjen skedarët të cilët aksesohen më shpesh dhe i kalon ato në pjesën e SSD në mënyrë që të hapen më shpejtë.

Për momentin ndër më të mirët në treg është Segate Momentus XT hybrid i cili ka një SSD të brendshme 8GB, që kur ta instalosh një sistem operativ, automatikisht disku e kalon memorien e SSD tek sistemi, dhe ai hapet më shpejtë me eksperiencën totale të SSD.

Kjo teknologji duket si një zgjedhje interesante dhe më e lirë se SSD i thjeshtë. Nëse doni që sistemi i juaj të punojë shpejt dhe të keni vend të mjaftueshëm në Hard Disk, preferohet kjo teknologji. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Google paguan 549 milion dollarë gjobë dhe 510 milion dollarë taksa të mbartura në Francë

Tags >

HDD
Lajmet e fundit>