Siguri

Fushatë e re e sulmeve në Mac

Publikuar , 29 Prill 2012
0
Fushatë e re e sulmeve në Mac

Kjo paraqet një taktikë që është marrë nga bota e Windowsit. Një dobësi në ndërfaqen e zakonshme të softuerit – në këtë rast Java – është shfrytëzuar shumë herë nga fushata të ndryshme keqdashëse, zakonisht në një varg të shpejt.

Dallimi kësaj here është që sulmi është një platformë dinake që po i godet përdoruesit e Mac dhe Windows.

Nëse takohet me një sistem të paarnuar Windows, sulmi instalon një derë të pasme ndërsa për kompjuterët Mac sulmuesit shkarkojnë një skript në Python për të kryer të njëjtin veprim. Megjithëse jo edhe aq i ndërlikuar, ky sulm ua mundëson hakerëve një kontroll nga larg i kompjuterëve Mac.

“Ky sulm është mjaft ndryshe nga sulmi i mëhershëm Flashback dhe mund të tregojë që banda të tjera kiberkriminale janë duke hulumtuar mundësitë e infektimit të kompjuterëve Mac,” tha Graham Cluley i Sophos. “Megjithëse përdoruesit e Windows në përgjithësi janë mjaft të mirë me mbrojtje me anti-virus, përdoruesit e Mac janë vetëm duke e zgjuar nevojën,” tha Cluley.

Lajmi i mirë është që dobësia CVE-2012-0507 do të arnohet nga shumë përdorues si pasojë e ndikimit të publicitetit të Flashback; lajmi i keq është që dobësia është mjaft e vonshme sa disa nuk do ta bëjnë arnimin./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Përditësoni shtojcën WooCommerce në WordPress ose rrezikoheni nga hakerët

Lajmet e fundit>