Lajmet

Fushëbeteja e ardhshme e Apple është për shërbimet e uebit

Publikuar , 11 Janar 2013
0
Fushëbeteja e ardhshme e Apple është për shërbimet e uebit

Apple Apple prodhon mirë harduer dhe softuer dhe është në majë kur bëhen kombinimet. Por kur bëhet fjalë për shërbimet në ueb, ndërmarrja ka ngecje, me një varg të hapave të gabuar.

Janë disa dështime të deritanishme: MobileMe, Ping dhe Maps. Dhe është duke u punuar në këto: GameCenter, iTunes Match dhe iCloud. Dhe të gjithë nga ata paraqesin një mungesë që Apple nuk duket se po e tejkalon. Kjo në fakt po sjell një prishje të imazhit në publik.

Kështu, derisa paraqiten thashetheme që Apple gjatë këtij viti do të mund të ishte duke përgatitur një linjë të produkteve inovative në të cilat do të mund të ndërtonte suksesin e vet të vazhduar, ajo çfarë kjo ndërmarrje ka nevojë të bëjë është që të përmirësojë shërbimet për ueb.

Apple Inc CEO Steve Jobs gives the keynoSepse, për t’i bërë ata në mënyrë të dobët mund të shkaktojë dobësim të harduerit dhe softuerit në të cilët mbështetet fama e Apple. Këto ditë, përvoja jonë me shërbime të uebit është pjesë dhe pako e përvojës sonë me pajisjet në të cilat i përdorim ato shërbime.

Kur aplikacioni Maps për iOS dështon, iPhone dështon me të. Natyrisht kjo ishte pikëpamja e ndërmarrë nga investitorët, të cilët hoqën 40 miliardë dollarë nga tregu i Apple gjatë ditëve kur ishte paraqitur dështimi i aplikacionit Maps.

Ashtu siç tregoi analisti i Barclays, Ben Reitzes së fundi, që “Debakli i Maps iu tregoi investitorëve se sa e vlefshme ishte teknologjia e Google, sa vështirë ishte të zëvendësohej, dhe si Apple mund të çalojë teksa bota lëviz nga iTunes drejt shërbimeve të bazuara në cloud.” Me fjalë të tjera, deficiti i Apple paraqiti në një mënyrë të tillë që në fakt kishte tronditur besueshmërinë e investitorëve në ndërmarrje.

LEXO EDHE:  iPhone-t e 2020 do të kenë kamera unike

Kjo iu dëshmoi atyre se sa të shkëlqyeshme ishin shërbimet e uebit e po ashtu edhe me një rëndësi kyçe për suksesin e Apple si harduer i shkëlqyer. Apple, natyrisht, tashmë e di këtë. Kjo është pse ka ndërmarrë nisma guximtare si Maps dhe iTunes Match në radhë të apple mobile meparë. Por ndërmarrja nënvlerësoi përpjekjen dhe shkathtësinë e nevojitur për t’i pajisur me përpikëri këto pajisje.

Dhe tani, kur e tërë bota po shikon, nuk duhet të ndodhë sërish një gjë e tillë. Maps, iTunes Match, iCloud… të gjitha këto aplikacione “duhet të funksionojnë”. Kjo është ajo që presin konsumatorët. Dhe kjo është çfarë ka premtuar ndërmarrja Apple.

Në këtë domethënie, shërbimet e uebit janë me gjasë fushëbeteja e ardhshme e ndërmarrjes Apple. Softuerët dhe harduerët premium nuk janë më të mjaftueshëm. Tregu dëshiron shërbime gjithashtu. Dhe shërbimet kërkojnë punë. (PC World Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>