Biznes

G20 vendos rregulla për monedhat dixhitale si Facebook Libra

Nga: PCWorld
Publikuar , 14 Prill 2020
0
Këto rekomandime thonin se stablecoins duhet tu nënshtrohen të njëjtat rregulla si bizneseve të tjera pavarësisht teknologjisë së përdorur. G20 vendos rregulla për monedhat dixhitale si Facebook Libra

Ekonomitë lider të botës duhet të adresojnë hendeqet në mënyrë që monedhat dixhitale si Facebook Libra të mos cenojnë stabilitetin financiar global tha autoriteti rregullator i G20-ës.

Monedha si Facebook Libra quhen ndryshe stablecoins dhe mbështetën në një shportë asetesh tradicionale dhe mund të përdoren për të blerë ose ruajtur vlerë.

Bordi i Stabiliteti Financiar të G20-ës publikoi 10 rekomandime ditën e Marte për një qasje të përbashkët në rregullimin e stablecoins.

Këto rekomandime thonin se stablecoins duhet tu nënshtrohen të njëjtat rregulla si bizneseve të tjera pavarësisht teknologjisë së përdorur.

Rregullat financiare në fuqi për pagesat apo kontrollet konsumatorë, përgjithësisht aplikohen edhe mbi stablecoins tha autoriteti në fjalë.

Kriptmonedha e Facebook është parë me dyshim nga autoritetet rregullatorë dhe bankat qendrore dhe kjo ka bërë që kompani si Visa, Mastercard dhe PayPal të tërhiqen nga mbështetja.

Bankat Qendrore thonë se mundësia e Facebook për të realizuar transferta përtej kufijve në mënyrë të shpejtë do të rivalizonte monedha tradicionale.

Facebook nuk është tërhequr nga projekti Libra e madje ka hedhur idenë e krijimit të versioneve dixhitale të parave prej letre hedhur në qarkullim nga qeveritë.

Stablecoins ekzistues janë në implementuara në shkallë të vogël dhe nuk përbëjnë rrezik për stabilitetin financiar. Më i madhi prej tyre është Tether me një vlerë prej 6.3 miliardë dollarë, vetëm një fraksion i madhësisë së bitcoin. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Airbnb është aplikacion dhe jo agjent pronash thotë Gjykata e Lartë Evropiane