Blog

Gabimi në softuer rrezikoi sigurinë e pasagjerëve që fluturuan me Boeing 737

Nga: PCWorld
Publikuar , 12 Prill 2021
Të gjitha pasagjeret femra, u klasifikuan si fëmijë  e jo të rritura në fluturimin Tui. Gabimi në softuer rrezikoi sigurinë e pasagjerëve që fluturuan me Boeing 737

Një “e metë e thjeshtë” e shkaktuar nga një defekt në softuerin e linjave ajrore,  çoi në një “incident serioz” për një fluturim nga Birminghami.

Të gjitha pasagjeret femra, u klasifikuan si fëmijë  e jo të rritura në fluturimin Tui pas një azhurnimi të softuerit. Si pasojë e këtij gabimi, në fletë-ngarkesë, Boeing 737 thuhej të ishte 1,244 kg më i lehtë se sa ishte në të vërtetë, pasi programi përkatës  kishte përdorur 35 kg si peshën mesatare të femrave të përfshira, në vend të 69 kg.

Kjo “fletë ngarkese” përdoret për të përcaktuar se sa peshë është e sigurt, se si aeroplani është i ekuilibruar dhe informacione të tjera të rëndësishme për një fluturim të sigurt brenda rregullave të sigurisë.

Zyrtarët e sigurisë thanë se problemi ishte që softueri ishte programuar në një vend të huaj ku termi “Miss” ( kështu ishin përcaktuar femrat në programin në fjalë) përdoret për t’u referuar fëmijëve, dhe “Zonja” për gratë e rritura. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Kufjet e reja Galaxy Buds Pro të Samsung kanë një sekret