Blog

Gabimi trashanik i Samsung ekspozon S10 dhe Note 10 përballë iPhone 11

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 19 Gusht 2019
0
Ajo çfarë Samsung ka bërë është ti japë Apple ekranin revolucionar të OLED të Note 10 Plus kujt tjetër vetëm Apple Gabimi trashanik i Samsung ekspozon S10 dhe Note 10 përballë iPhone 11

Samsung bëri shumë gjëra siç duhet me Galaxy S10 dhe pavarësisht ndonjë problemi, edhe më mirë bëri me Galaxy Note 10 dhe Note 10 Plus.

Por kompania nxori jashtë loje të dy flagshipet me lëvizjen e fundit. Falë një raporti nga zinxhiri furnizues i gjigantit Korean-Jugorë, kemi mësuar se Samsung do ti japë një avantazh të madh ndaj S10 dhe Note 10 rivalit më egër të kompanisë.

Ajo çfarë Samsung ka bërë është ti japë Apple ekranin revolucionar të OLED të Note 10 Plus kujt tjetër vetëm Apple. Sipas testimeve të bëra nga DisplayMate, ekrani i Note 10 Plus theu jo më pak se 13 rekord të ndryshme përfshirë reduktimin e dritës blu dhe lënë në hije iPhone XS dhe Galaxy S10.

Por Samsung vetëmbrohet me argumentin se nëse shitjet e iPhone 11 që do të kenë ekranin në fjalë do të shijojnë sukses, kompania ka për të fituar. Por në një vit kur iPhone po vuan, Samsung ka vendosur të kompromentojë mbase avantazhin më të madh me shpresën se iPhone 11 do të shitet.

Nuk është gabimi i parë i Samsung. Në Gusht kompania i dha memorien UFS 3.0 dhe ekranin 90Hz OnePlus ndërsa ekranet e lakuara Huawei dhe Vivo si dhe kamerën e gjeneratës së re 64-megapiksel dhe 108-megapiksel Xiaomit dhe Redmi. S10 dhe Note 10 ende kanë sensorin e përdorur në Galaxy S7.

Me Samsung që po përgatitet të sjellë bateritë të cilat karikohen në 30 minuta, le të shpresojmë se teknologjia do të debutojë pikë së pari në një telefon Galaxy. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Njihuni me Youtuberin 7 vjeçar i cili fitoi 22 milion dollarë vitin e kaluar

Lajmet e fundit>