Harduer

Galaxy A10 do të jetë telefoni i parë i Samsung me skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran

Publikuar , 23 Dhjetor 2018
0
Në rrjetin social Twitter një insajder shkruante se ky telefon vjen me procesorin flagship, Snapdragon 845. Galaxy A10 do të jetë telefoni i parë i Samsung me skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran

Ashtu siç kishte premtuar, Samsung do të vijojë të sjell risitë tek telefonët e rangut të mesëm përpara se të ofrohen edhe tek ata të rangut të lartë.

Sipas një raporti nga Kina, Samsung do të sjellë një telefon të rangut të mesë, Galaxy A10, me skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran.

Në rrjetin social Twitter një insajder shkruante se ky telefon vjen me procesorin flagship, Snapdragon 845.

Galaxy A10 do të jetë telefoni i parë me skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran përpara se Galaxy S10-ta të mbërrijë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Reduktimi i tarifave roaming me Kosovën nis nga 1 Korriku

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>