Harduer

Galaxy A21 evakuon një avion të tërë

Nga: PCWorld
Publikuar , 25 Gusht 2021
Ekuipazhi i avionit neutralizoi zjarrin e shkaktuar por tymi i krijuar detyroi evakuimin e të gjithë pasagjerëve. Galaxy A21 evakuon një avion të tërë

Një fluturim i Alaska Airlines u evakuua ditën e Hënë pas një smartfon shpërtheu në flakë raportuan mediat Amerikane.

Pajisja e cila u përfshi nga flakët ishte një Samsung Galaxy A21. Ishte pasagjeri që kishte telefonin i cili tregoi çfarë modeli ishte pasi telefoni ishte djegur në atë masë saqë nuk mund të identifikohej.

Ekuipazhi i avionit neutralizoi zjarrin e shkaktuar por tymi i krijuar detyroi evakuimin e të gjithë pasagjerëve.

128 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit u larguan nga avioni megjithatë nuk pati asnjë dëmtim serioz të tyre.

Raste të tilla të shpërthimit në flakë të telefonëve nuk janë situata të papërsëritura megjithatë kur flitet për Samsung menjëherë të kujtohej viti 2016 ku kompania tërhoqi nga tregu Galaxy Note 7 për shkak të baterive që shpërthenin.

Ky lloj telefoni u ndalua të mbahej gjatë fluturimeve ajrore. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Smartfonët Samsung marrin përditësimin e pazakontë