Lajmet

Galaxy A5 do të jetë i disponueshëm edhe në shtete të tjera

Publikuar , 29 Dhjetor 2014
0
Galaxy A5 do të jetë i disponueshëm edhe në shtete të tjera

Galaxy Alpha mund të jetë një ndër smartfonët më të mirë që Samsung ka prodhuar ndonjëherë nëqoftëse nuk do të ishte për baterinë që zgjat shumë pak. Tani, pak muaj pas lançimit të Galaxy Alpha, Samsung po mendon që ta zëvendësojë atë me Galaxy A5, i cili do të jetë në krye të produkteve të kompanisë për tregun mesatar.alfa

ET News raporton se Galaxy A5, i cili u lançua në Kinë muajin e shkuar, do të përhapet dhe në shtete të tjera si pjesë e përpjekjeve të Samsung për të riorganizuar departamentin e smartfonëve. A5 me ekran 5 inç, është si një vazhdim i filozofisë së dizajnit të Alpha, ku bie në sy trupi metalik dhe hollësia. Galaxy A5 ka një çmim rreth 360$. Raporti zbulon gjithashtu se A5 do të mbërrijë në bazën e Samsung, në Korenë e Veriut, në muajin janar ose shkurt. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  India mund të legalizojë kriptomonedhat

Tags >

Galaxy A5
Lajmet e fundit>