Lajmet

Galaxy A70 ka një kamër selfie 32-megapiksel dhe ekran masiv

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 27 Mars 2019
0
Ende ajo çfarë Galaxy A70 ofron mbetet shumë interesante sidomos për një telefon të rangut të mesëm. Samsung shpreson që me këtë kategori smartfonësh të fitojë çfarë po humbet vitet e fundit me kërkesën në rënie të flagshipëve. Galaxy A70 ka një kamër selfie 32-megapiksel dhe ekran masiv

Samsung prezantoi ditën e Marte telefonin më të madh të serive A i cili ka një konfigurim kamerash mjaft impresionues. Galaxy A70 vjen me ekran 6.7-inç Super AMOLED 20:9 me rezolucion 1080×2400 dhe notch “Infinity-U.”

Kjo hapësirë përmban një kamër 32-megapiksel selfie me hapje f/2.0 disa herë më e fuqishme sesa kamerat e pasme të shumë smartfonëve.

Në pjesën e pasme është gjithashtu një sensor 32-megapiksel me hapje f/1.7, një sensor me kënd super të gjerë dhe një sensor thellësie.

Me baterinë e madhe 4,500 mAh, Galaxy A70 ofron mbështetje për karikimin e shpejtë 25W dhe është telefoni i parë Galaxy pas S10 5G me këtë fuqi karikimi.

Specifikat e tjera përfaqësohen nga një procesor me 8 bërthama, 6 ose 7GB RAM, 128GB memorie të brendshme dhe mbështetje për microSD deri në 512GB.

Blerësit do të marrin teknologjinë e njohjes së fytyrës dhe skanerin e shenjave të gishtërinjve nën ekran. E vetmja gjë që duket se i mungon telefonit është një lente për zmadhim optik që e gjeni tek një Huawei P20 që kushton 400 dollarë.

Ende ajo çfarë Galaxy A70 ofron mbetet shumë interesante sidomos për një telefon të rangut të mesëm. Samsung shpreson që me këtë kategori smartfonësh të fitojë çfarë po humbet vitet e fundit me kërkesën në rënie të flagshipëve.

Samsung nuk dha çmimin e as disponueshmërinë e Galaxy A70 por premtoi të zbulojë më shumë më 10 Prill. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Siguria e pajisjeve të Huawei më e dobët se e konkurrentëve thonë ekspertët Britanikë

Lajmet e fundit>