Harduer

Galaxy Buds Live janë një zgjidhje solide për ata që nuk duan të shpenzojnë në AirPods Pro

Nga: PCWorld
Publikuar , 05 Gusht 2020
0
Megjithatë jo të gjithë duan të blejnë kufje që kalojnë vlerën e 200 dollarëve. Galaxy Buds Live kanë një altoparlant 12mm, më i madh sesa ai që është tek Buds+. Galaxy Buds Live janë një zgjidhje solide për ata që nuk duan të shpenzojnë në AirPods Pro

Samsung njihet për prodhimin e kufjeve wireless cilësore prej disa vitesh. Nuk janë aq emocionuese dhe inovative, por gjithnjë mbeten një prej opsioneve më të mira në një treg të mbipopulluar.

Sot në aktivitetin Unpacked, Samsung prezantoi një tjetër model të kufjeve wireless.

Ajo që bie menjëherë në sy me këto kufje është teknologjia e anulimit të zhurmave gjatë video ose audio thirrjeve.

Zakonisht është teknologji që rezervohet vetëm për modelet e kushtueshme të rangut të lartë. Për 170 dollarë, mbeten një opsion solid edhe pse nuk janë aq premium sa Sony WF-1000XM3 apo AirPods Pro.

Megjithatë jo të gjithë duan të blejnë kufje që kalojnë vlerën e 200 dollarëve. Galaxy Buds Live kanë një altoparlant 12mm, më i madh sesa ai që është tek Buds+.

Ka tre mikrofonë të cilët mund të shërbejnë si mikrofonë telefoni gjatë regjistrimit të videove në rast se kufjet janë të lidhur me Note 20. Kanë certifikimin IPX2 të rezistencës ndaj ujit dhe vinë në dy madhësi të ndryshme.

Me një karikim të vetëm ato kanë jetëgjatësi prej 8 orësh plus 21 orë nëse merrni kasën me vete. 5 minuta karikim sigurojnë vetëm një orë funksion. Galaxy Buds Live janë në shitje që nga ky moment. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Samsung prezanton telefonin 5G me koston më të përballueshme