Harduer

Galaxy Fold 2 do të jetë gjithçka çfarë presim nga një smartfon me ekran me palosje

Nga: PCWorld
Publikuar , 28 Prill 2020
0
Është ekrani frontal ai që bën diferencën sepse tashmë nuk do të jetë e nevojshme hapja e Galaxy Fold 2 për të shkruar në të. Esencialisht paneli 4.6-inç shërbente vetëm për të parë njoftimet. Galaxy Fold 2 do të jetë gjithçka çfarë presim nga një smartfon me ekran me palosje

Javën e kaluar u publikuan detajet e para të Galaxy Fold 2 me disa prej specifikave kryesore të identifikuara dhe tashmë kanë mbërritur dizajnët e para që pasqyrojnë vizualisht ato informacione të rrjedhura.

Ndryshimi më i madh? Një ekran 6.23-inç në pjesën ballore të Samsung Galaxy Fold 2, një hap i madh përpara krahasuar me ekranin 4.6-inç që kishte modeli origjinal.

Në fakt ekrani i modelit të parë ishte aq i vogël saqë vështirë të shkruaje diçka në të. Dizajni është publikuar nga 91Mobiles dhe përpiluar nga Benjamin Geskin.

Siç mund të shikoni nga imazhi, ekrani në pjesën frontale është thuajse pa kornizë fare dhe do të ketë një frekuencë rifreskimi prej 60Hz.

Ekrani në brendësi do të kalojë në 120Hz, ashtu si Galaxy S20 dhe madhësi nga 7.3-inç tek origjinali në 7.6-inç tek Galaxy Fold 2.

Është ekrani frontal ai që bën diferencën sepse tashmë nuk do të jetë e nevojshme hapja e Galaxy Fold 2 për të shkruar në të. Esencialisht paneli 4.6-inç shërbente vetëm për të parë njoftimet.

Galaxy Fold 2 pritet të debutojë krahas Galaxy Note 20 në Verë, nga fundi i Korrikut dhe fillimi i Gushtit. Por mbetet për të parë nëse do të ketë ndikim pandemia e koronavirusit edhe me telefonët Samsung siç shtyu me një muaj debutimin e iPhone 12. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Procesori i ri i Samsung sjell 5G tek telefonët e rangut të mesëm