Harduer

Galaxy Fold në shitje më 6 Shtator?

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 04 Shtator 2019
0
Në Korrik kompania tha se do të shiste Galaxy Fold në Shtator pasi të përforconte mekanizmat e palosjes të cilin analistët e parë e gjetën problematik. Galaxy Fold në shitje më 6 Shtator?

Telefoni i parë me palosje i Samsung, Galaxy Fold do të dalë në shitje ditën e Premte në Korenë e Jugut sipas burimeve të afërta me çështjen raportoi agjencia e lajmeve Reuters.

Telefoni i shumëpritur nga prodhuesi më i madh në botë i smartfonëve duhej të kishte goditur tregjet Amerikane në Prill por debutimi i shty për shkak të defekteve të gjetura në modelet e para.

Galaxy Fold kushton 1,980 dollarë. Me këtë telefon Samsung ka premtuar startin e një epoke pajisjesh me ekrane që palosen në përpjekje për të sjellur inovacion në një treg të mbingopur dhe në rënie tashmë prej vitesh.

Në Korrik kompania tha se do të shiste Galaxy Fold në Shtator pasi të përforconte mekanizmat e palosjes të cilin analistët e parë e gjetën problematik.

Shtyrja i ka kushtuar kompanisë të ardhura sidomos gjatë sezonit të ngadaltë të verës. Muajin e kaluar rivali Kinez Huawei tha se do të shtynte edhe njëherë tjetër telefonin me palosje të cilin po ashtu kishte planifikuar të sillte në Shtator.

Në mesin e arsyeve mendohet të jetë edhe sanksionet Amerikane. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Tjetër ekzekutiv i Samsung akuzohet për korrupsion

Lajmet e fundit>