Harduer

Galaxy Nexus do të paraqitet me 19 tetor

Publikuar , 14 Tetor 2011
0
Galaxy Nexus do të paraqitet me 19 tetor

 

Nexus Prime apo Galaxy Nexus që po quhet së fundi, ishte paraparë që të debutojë kohë më parë por tani thuhet se përkrahë lansimit të Andorid 4.0 Ice Cream Sandwich, edicioni më i ri i Google OS, do të lansohet edhe Nexus Prime.

Pasi që sërish kemi në qendër të vëmendjes paraqitjen e këtij celulari, ajo që mbetet të shihet është specifikat zyrtare që do të ketë ai kur të debutojë në treg. Pas thashethemeve dhe spekulimeve që janë pranuar nga bota, me 19 tetor tanimë është paraparë data zyrtare e shpalosjes. 

Ju do të mund të shihni një transmetim të drejtpërdrejt të ngjarjes, duke supozuar se përshtatet me zonën tuaj kohore, përmes youtube.com/android, që nënkupton se me 19 tetor do të mund të shohim tregimin e plotë mbi Nexus dhe Ice Cream Sandwich. /pcworldalbanian

 

LEXO EDHE:  Harroni Samsung Galaxy S10 dhe Note 10, ky është smartfoni që duhet të blini

Lajmet e fundit>