Harduer

Galaxy Note 10 do të ketë procesorin e parë 7-nanometër të Samsung

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 07 Gusht 2019
0
Çipi është thuajse identik me Exynos 9820i ndërtuar në teknologjinë LPP 8-nanometër. Pritet të jetë po aq i fuqishëm dhe efikas sa paraardhësi por Samsung ende nuk ka dhënë detaje sesa do të jetë diferenca mes tyre. Galaxy Note 10 do të ketë procesorin e parë 7-nanometër të Samsung

Samsung prezantoi Exynos 9825, një procesor i cili me shumë gjasa do të fshihet në brendësi të Galaxy Note 10 kur të debutojë ditën e sotme.

Është smartfoni i parë bazuar në arkitekturën 7-nanometër EUV (extreme ultra-violet) dhe prezantuar nga Samsung që në Tetor të 2018-ës.

Çipi është thuajse identik me Exynos 9820i ndërtuar në teknologjinë LPP 8-nanometër. Pritet të jetë po aq i fuqishëm dhe efikas sa paraardhësi por Samsung ende nuk ka dhënë detaje sesa do të jetë diferenca mes tyre.

Exynos 9825 ka të njëjtat bërthama Cheetah M4 dhe grafikat Mali-G76 si 9820, por Samsung nuk ka treguar madhësinë e tij apo shpejtësitë e procesorit dhe grafikave.

Por tha se karta grafike do të punojë në një frekuencë më të lartë çka do të thotë se ka për të pasur performancë më të lartë sidomos për lojërat mobile.

Të tjera opsione janë një modem LTE 4G me shpejtësi deri në 2Gbps dhe njësi neurale të përpunimit të Samsung që do të mbështesë inteligjencën artificiale në fotografi dhe realitetin e shtuar.

5G ende nuk është integruar në procesor, që do të thotë se Samsung do të përdorë modemin Exynos 5100 për variantet 5G të Note 10.

Zakonisht ky procesor përdoret tek variantet Koreane të telefonëve Samsung si në rastin e Galaxy S10 dhe është dukshëm më i madh dhe më pak efikas sesa Snapdragon 855 që gjendet tek modelet Evropiane dhe Amerikano Veriore.

Kjo sepse Exynos 9820 bazohet në arkitekturën 8-nanometër ndërsa Snapdragon 855 në arkitekturën 7-nanometër. Me procesin EUV Samsung ka reduktuar këtë hendek edhe pse nuk tha sesa. Mbase Samsung do të flasë më shumë rreth procesorit gjatë prezantimit të Galaxy Note 10 ditën e sotme. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Del në dritë tableti i ri i Samsung Galaxy Tab S6

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>