Lajmet

Galaxy Note 5 përditësohet në Android 7.0 Nougat

Publikuar , 30 Maj 2017
0
Sipas listës të ndryshimeve të publikuara përditësimi sjell njoftime të përmirësuara, stabilitet dhe performancë të rritur e shumë të tjera. Galaxy Note 5 përditësohet në Android 7.0 Nougat

Android Nougat 7.0 ka gjetur rrugën për në modelin Evropian të Samsung Galaxy Note 5. Sipas PhoneArena përditësimi aktualisht është i disponueshëm në Rumani dhe së shpejti do të ofrohet edhe në tregjet e tjera Evropiane.

Ky përditësimi është 1.3 Gigabajt dhe jo vetëm që sjell një sërë veçorish specifike për Nougat por edhe një përditësim sigurie për muajin Mars në 2017-ës.

Sipas listës të ndryshimeve të publikuara përditësimi sjell njoftime të përmirësuara, stabilitet dhe performancë të rritur e shumë të tjera.

Ajo që u ngelet është të kontrolloni vazhdimisht për përditësime dhe të lidheni me një rrjet Wi-Fi për shkarkimin e tij. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Samiti Trump-Kim nuk ndalon sulmet e hakerëve Koreano-Verior ndaj Perëndimit

Lajmet e fundit>