Harduer

Galaxy Note 9 dorëzohet përballë iPhone XS Max në performancë

Sep 25 2018
0 Shpërndarje
Kanali në Youtube “SuperSaf” vendosi përballë iPhone XS Max një Galaxy Note 9 128GB për të mësuar se ku gjendet telefoni në performancë. Galaxy Note 9 dorëzohet përballë iPhone XS Max në performancë

Apple iPhone XS dhe XS Max kanë mbërritur dhe blerët e parë janë shprehur të kënaqur me telefonët e rinj.

Dy flagshipët e rinj të gjigantit të iPhone premtojnë një eksperiencë tjetër me ekrane dhe performancë të përmirësuar.

Në aspektin e performancës, kompania ka bërë hapa të mëdha përpara.

Kanali në Youtube “SuperSaf” vendosi përballë iPhone XS Max një Galaxy Note 9 128GB për të mësuar se ku gjendet telefoni në performancë.

Formati i testimeve konsiston në hapjen e aplikacioneve të njëjtat në të dy telefonët njëherazi për të parë se cili performon më shpejt.

Edhe pse Note 9 ka 6GB RAM, dy më shumë sesa iPhone XS Max, një prej telefonëve Android më të mirë në treg nuk i rezistoi dot iPhone.

U duk se çdo gjë po shkonte për mrekulli për Note 9 në hapjen e aplikacioneve të para, por ndërsa memoria RAM filloi të zihej, Note 9 humbi terren përballë iPhone XS Max.

Për më tepër ju ftojmë të ndiqni videon e paraqitur. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>