Analiza

Galaxy S10, 5G, ekrane me palosje: Ja sesi Samsung do të rikthejë besimin tek smartfonët

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 18 Shkurt 2019
0
Ditën e Mërkure kur Samsung të prezantojë Galaxy S10 do të kemi një paraqitje sesi këto risi do të marrin formë edhe tek modelet e tjera gjatë vitit. Galaxy S10, 5G, ekrane me palosje: Ja sesi Samsung do të rikthejë besimin tek smartfonët

Të duket sikur telefoni yt Samsung është bërë i mërzitshëm? Kjo do të ndryshojë së shpejti. Linja e telefonëve të gjigandit Korean këtë vit do të bëjë një hap të rëndësishëm përpara. Në mesin e avancimeve janë: skanerët e shenjave të gishtërinjve, 5G-ja dhe telefonët me palosje që shndërrohen edhe në tablet.

Ditën e Mërkure kur Samsung të prezantojë Galaxy S10 do të kemi një paraqitje sesi këto risi do të marrin formë edhe tek modelet e tjera gjatë vitit. Gjigandi Korean i elektronikës do të përdorë aktivitetin “Unpacked” për të prezantuar Galaxy S10. Gjithashtu në fokus do të jenë edhe veshjet elektronike përveç 5G-së dhe telefonëve me palosje.

Aktiviteti do të zbulojë disa prej ndryshimeve më të mëdha ndër vite me telefonët Samsung. Megjithatë duket sikur është vonuar e gjitha kjo. Le ta pranojmë, telefonët nuk janë më ato produktet emocionuese që blinim. Është bërë edhe me e vështirë për prodhuesit të aplikojnë inovacione të reja edhe pse çmimet janë rritur. Samsung, Apple dhe të gjithë të tjerët duhet të punojnë më shumë nëse duan të na habitin. Përballë kësaj dremitje të inovacionit, shumë prej nesh kanë ngelur me telefonë të vjetër si asnjëherë më parë.

Shitjet e telefonëve ranë me 5% në 376 milion njësi tre mujorin e fundit të vitit të kaluar. Kjo është hera e parë që shitjet e telefonëve bien gjatë një viti të plotë shprehej Strategy Anayltics. Muajin e kaluar Samsung raportoi rënie të të ardhurave. Shumica e bizneseve nga çipet tek ekranet kishin pasur kërkesë më të ulët se asnjëherë më parë. Të ardhurat nga smartfonët ranë, ashtu edhe çipet e memories.

LEXO EDHE:  Një raport zbulon se 300 milionë përdorues janë goditur nga maluerë në Android

Vitin e kaluar Samsung shiti 291.3 milionë smartfonë sipas Strategy Analytics, një rënie me 8.3% krahasuar me 2017.

Avantazhet e Galaxy S10

Samsung ka vuajtur të njëjtin problem që po vuajnë të gjithë në industrinë mobile. Nuk po arrin të sjellë ndryshime të mëdha tek produktet sa të joshë njerëzit ti blejnë modelet e reja. Galaxy S9, S9 Plus dhe Note 9 nuk sollën ndonjë risi krahasuar me modelet e 2017 Galaxy S8, S8 Plus dhe Note 8. Sigurisht telefonët kishin procesorë më të shpejtë dhe komponentë më të mirë por dizajnet mbetën ato. Kjo padyshim dëmtoi kërkesën për smartfonë. Dizajni i Galaxy S10-ës nuk pritet të bëjë ndonjë dallim fundamental nga Galaxy S9 por duhet të ketë përmirësime që do ta bëjnë më të mirë në aspektin vizual.

Është bërë e vështirë për ta të bëjnë ndryshime të mëdha përtej asaj çfarë kanë krijuar deri më sot shprehej analistja e Creative Strategies Carolina Milnesi. “Por disa inovacione të cilat po i presim janë të mirëpritura.” Së pari pritet një skaner i shenjave të gishtërinjve nën ekran. Galaxy S10 vjen me procesor Snapdragon 855, çipi i parë që funksionon me Sensorin Sonic 3D të Qualcomm. Ky i fundit është një lexues ultrasonik i shenjave të gishtërinjve i vendosur nën ekran.

Kështu skanerët do të rikthehen në pjesën frontale të telefonit pasi qëndruan për disa vite në pjesën e pasme duke u kritikuar jo pak herë. Teknologjia ultrasonike do të jetë më e sigurtë sesa teknologjia “Face Unlock” e Samsung. Me Sensorin Sonik 3D, Samsung ende mund të ofrojë një ekran pa kornizë. Pritet që Samsung gjithashtu të përmirësojë kamerën duke shtuar më shumë lente dhe një modalitet “Bright Night” për shkrepjen e fotove në dritë të paktë. Në pjesën frontale do të vazhdojë të injorojë “notch” dhe në vend të saj të përdorë dizajnin e ri të kamerave nën ekran “hole punch”.

LEXO EDHE:  iFixit: Galaxy Fold është shumë delikat

Ekranet me palosje dhe 5G

Përmirësimet e dukshme të Galaxy S10 nuk janë e gjitha që aktiviteti “Unpacked” ka ruajtur. Lajmi i madh është se Samsung do të prezantojë telefonin e parë me ekran që paloset. Kanë kaluar vite të tëra që kur Samsung ka folur për një telefon të tillë ndërsa na tregoi nga larg një prototip në Nëntor. Ky i fundit përdor një ekran që Samsung e quan “Infinity Flex Display”. Pajisja shërben si një smartfon me kapakë të mbyllur dhe si tablet me kapakë të hapur. Aplikacionet automatikisht do të përshtaten për dy madhësitë e ekranit duke ju lënë të vazhdoni punën me ta edhe kur ndryshoni nga një smartfon në tablet apo anasjelltas.

Përtej këtyre detajeve Samsung nuk ka dhënë më shumë informacion. Telefoni me ekran që paloset nuk pritet të shitet në shifra të mëdha fillimisht por mund të jetë starti i një trendi të smartfonëve të ardhshëm. Së fundi 5G-ja, një tjetër teknologji e re. Teknologjia 5G do të rrisë ndjeshëm shpejtësi e internetit, mbulimin dhe reagimin e rrjeteve wireless. Ajo do të jetë mes 10 deri në 100 herë më e shpejtë sesa një lidhje e zakonshme celulare që përdorim sot çdo ditë. Madje do të jetë edhe më e shpejtë e rrjetet e fibrave optike me më pak se 1 milisekondë vonesa transmetimi.

Shpejtësitë e rritura do të thotë se telefonët do të pajisjen me harduerë që mund të përballojnë më mirë detyra komplekse. E thënë thjeshtë teknologjia 5G hap rrugën drejt funksioneve të avancuara të kamerave, inteligjencës artificiale dhe aplikacioneve të realitetit të shtuar.

Teknologjia 5G do të rrisë adoptimin e makinave pa shoferë dhe autobusëve që komunikojnë me njëri tjetrin, objektet përreth dhe semaforët inteligjentë.Samsung ka premtuar lançimin e një telefoni 5G në SHBA në gjysmën e parë të 2019-ës. Një version i Galaxy S10 thuhet se do të ketë konektivitet 5G. Komponentët 5G janë të shtrenjtë dhe shërbimi ende nuk është i disponueshëm në të gjitha tregjet. Prandaj mos prisni që versioni 5G të jetë i lirë. Samsung ka shumë për të na thënë në aktivitetin Unpacked dhe ne po presim me padurim. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Shitjet e kompjuterëve personalë vijojnë në pikiatë

Lajmet e fundit>