Biznes

Galaxy S10 ka një portofol kriptomonedhash

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 27 Shkurt 2019
0
Telefonët Galaxy S10 gjithashtu ofrojnë mbështetje për Dapps, aplikacionet e decentralizuara. Aplikacioni i parë i këtij lloji është Cosmee. Galaxy S10 ka një portofol kriptomonedhash

Samsung është një prej prodhuesve të parë madhorë që sjell një portofol kriptomonedhash në Galaxy S10.

Portofoli lejon përdoruesit të ruajnë Bitcoin, Ethereum dhe kriptomonedhën Coscmo Coin. Është një portofol i “ftoftë” që do të thotë se nuk lidhet me internetin.

Telefonët Galaxy S10 gjithashtu ofrojnë mbështetje për Dapps, aplikacionet e decentralizuara. Aplikacioni i parë i këtij lloji është Cosmee.

Cocmochain, startupi Koreano Jugor i blockchainit pas Cosmee, e përshkruan si një aplikacion bukurie të bazuar në blockchain i cili shërben si një mënyrë për të regjistruar vlerësime.

Samsung gjithashtu njoftoi mbështetjen për Enjin Coin, një monedhë dixhitale e bazuar në Ethereum për adhuruesit e lojërave. Gjithashtu tha se do të mbështeste pagesat pa kontakt me kriptomonedha.

Samsung është ndër të pakta kompani që lançon telefonë me blockchain dhe pjesëmarrja në këtë trend mund të influencojë edhe lojtarët e tjerë.

Vitin e kaluar Sirin Labs lançoi telefonin Finney me një portofol kriptomonedhash i cili kushton 1,000 dollarë. Më pas erdhi Exodus.

Teknikisht është e mundur që çdo telefon Android të shndërrohet në një portofol që ruan kriptomonedhat. Mjafton të instaloni aplikacionin Opera. Ky i fundit aktualisht mbështet vetëm ether ndërsa monedha të tjera pritet të shtohen drejt fundit të vitit.

Telefonët Samsung duken si hapi i parë drejt një të ardhmeje blockchain. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google manualisht ka analizuar 1 milionë video për përmbajtje terroriste

Lajmet e fundit>