Harduer

Galaxy S10, publikohet fotoja e parë e qartë e telefonit të Samsung

Publikuar , 04 Janar 2019
0
Tre modele Galaxy S10 priten këtë vit me emrat e koduar Beyond 0, Beyond 1 dhe Beyond 2. Galaxy S10, publikohet fotoja e parë e qartë e telefonit të Samsung

Insajderi i njohur i industrisë së smartfonëve Evan Blass publikoi në rrjetin social Twitter një foto të Galaxy S10.

Është fotoja e parë e qartë e smartfonit të shumëpritur të Samsung i cili do të debutojë muajin e ardhshëm.

Ikonat në ekran janë fshehur por jo ekrani Infinity-O me kamerën e vendosur nën të.

Telefoni i parë me këtë ekran ishte Galaxy A8s prezantuar në Dhjetor.

Samsung është prodhuesi i cili nuk ka ndërtuar asnjë telefon me “notch” dhe ka vendosur ta anashkalojë të tërën.

Kamera e re, një dizajn i njohur si “hole-punch” pritet të jetë trendi i smartfonëve vitin e ardhshëm.

Galaxy S10 është një prej tyre por që do të paraprihet nga Huawei Nova 4.

Tre modele Galaxy S10 priten këtë vit me emrat e koduar Beyond 0, Beyond 1 dhe Beyond 2.

Beyond 0 do të jetë varianti buxhetor konkurrent i iPhone XR. Beyond 1 do të jetë versioni standard dhe Beyond 2 Galaxy S10 Plus. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple po heq aplikacione që ndajnëtë dhënat mbi vendndodhjen tuaj me palë të treta

Lajmet e fundit>