Lajmet

Galaxy S10, S20, Note 10 dhe Note 20 marrin përditësimin OneUI 3.1.1

Nga: PCWorld
Publikuar , 31 Gusht 2021
Përditësimi ka madhësi prej 733MB në Galaxy S10, 623MB në Galaxy S20, 927MB në Galaxy Note 10 dhe 738MB në Galaxy Note 20. Galaxy S10, S20, Note 10 dhe Note 20 marrin përditësimin OneUI 3.1.1

One UI 3.1.1 debutoi me Galaxy Z Flip 3 dhe Galaxy Z Fold 3. Ndërsa shumica e përmirësimeve që sjell ky version ka të bëjë me telefonët me ekrane me palosje, përditësimi po lançohet edhe tek smartfonët e tjerë.

One UI 3.1.1 javën e kaluar mbërriti në seritë Galaxy S21 ndërsa tashmë ka gjetur rrugën edhe tek Galaxy S10, S20, Note 10 dhe Note 20.

Duke qenë se Samsung nuk e përmend fare One UI 3.1.1 në menunë e smartfonëve, vështirë të kuptohet nëse ka një funksionalitet të ri. Megjithatë vetë Samsung tha se përditësimet e softuerit lançuar javën e kaluar janë bazuar në OneUI 3.1.1.

Përditësimi ka madhësi prej 733MB në Galaxy S10, 623MB në Galaxy S20, 927MB në Galaxy Note 10 dhe 738MB në Galaxy Note 20.

Disa prej funksionaliteteve janë “Bed Time Mode”, hapje më e shpejtë e aplikacioneve, kamër më e shpejtë, menunë pop-up më të shpejta, skaner më të shpejtë të shenjave të gishtërinjve, menaxhim i përmirësuar i nxehtësisë dhe përmirësime në aplikacionet stock si Clock, Contacts, Samsung Internet dhe Weather. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Samsung thotë se shitjet e Galaxy Z Fold dhe Z Flip janë 4-fishuar në 2021